@dosja.al: Pamje të reja kanë dalë nga sherri në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku u dhunua Shefi i Hetimit të Krimit në komisariatin lokal, nënkomisari Mateo Bakalli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit, kur zyrtari i policisë ndërhyri për të qetësuar një përplasje mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë. Pasi u prezantua si punonjës policie, ai u godit me grushte nga personat e përfshirë në konflikt, duke reaguar në vetëmbrojtje derisa në vendngjarje mbërritën përforcimet. Si rezultat i ndërhyrjes, Policia arrestoi gjashtë persona, mes të cilëve administratorin e lokalit, katër roje sigurie dhe një taksist, ndërsa një 28-vjeçar është shpallur në kërkim. Ngjarja ka nxjerrë në pah edhe shkelje brenda radhëve të uniformave të plota, ku dy efektivë janë pezulluar nga detyra pasi punonin pa leje si roje në të njëjtit lokal dhe nuk ndërhynë për parandaluar përshkallëzimin. Mësohet se, Bakalli ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për dëmtimet e pësuara, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës. Video: [Avokat Arben Llangozi] 📹 shared for information purposes only. All rights remain with the original creator. #dosjaal #dosja #orangeclub #mateobakalli #virałreels #aktualitet
Dosja.al
Region: AL
Sunday 16 August 2026 18:26:01 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @dosja.al, please go to the Tikwm
homepage.