Viktoria :
Agroturizmi është një formë turizmi në zonat rurale, ku turistët jo vetëm që qëndrojnë në një bujtinë apo hanë në një restorant, por njihen edhe me jetën lokale, bujqësinë, natyrën, traditat dhe ushqimin tradicional.
Për shembull, në Shqipëri një agroturizëm mund të jetë një fermë ose pronë familjare ku kultivohen perime, fruta, ullinj ose rrush, prodhohet djathë, vaj ulliri apo verë. Në të njëjtin vend mund të ketë restorant dhe dhoma për turistët, ku ofrohen produkte të fermës ose produkte lokale.
Nuk është e domosdoshme të kesh lopë apo traktor 😄. Mund të jetë edhe një restorant i bukur me kopsht, pemë frutore, perime dhe erëza të kultivuara aty, ndërsa pjesa tjetër e produkteve merret nga fermerët vendas.!!!!!! Atje ku je ti, nuk është agroturizëm!
2026-08-18 23:52:12