@durresilajm: Një tjetër rast i dyshuar i trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit është goditur në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”. Policia thotë se ka sekuestruar tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Gjermani dhe më pas janë trafikuar në Shqipëri me qëllim shitjen. Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz G-Class 63 AMG, me vlerë rreth 200 mijë euro, një Mercedes-Benz GT 63 AMG, me vlerë rreth 150 mijë euro, dhe një Mercedes-Benz S-Class 580e, me vlerë rreth 100 mijë euro. Në lidhje me këtë rast u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç, të dyshuar se kanë trafikuar në Shqipëri automjetet, me qëllim shitjen e tyre. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç, dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin e sekuestrimit të tyre. Njoftimi: Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundër trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit. Sekuestrohen 3 automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 000 euro, të dyshuara të vjedhura në Gjermani. Procedohen penalisht 3 shtetas, të cilët i drejtonin automjetet në momentin e konstatimit. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar se kanë trafikuar automjetet në Shqipëri. Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestruan 3 automjete luksoze, konkretisht 1 automjet tip “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 000 euro, 1 automjet tip “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 000 euro, dhe 1 automjet tip “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 000 euro. Në lidhje me këtë rast u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç, të dyshuar se kanë trafikuar në Shqipëri automjetet, me qëllim shitjen e tyre. Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H., 41 vjeç, S. U., 27 vjeç, dhe K. B., 39 vjeç, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në momentin e sekuestrimit të tyre. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
DurrësLajm
Region: AL
Wednesday 19 August 2026 10:50:18 GMT
Music
Download
Comments
makemoney.notfriend :
kjo esht grabitje e fort e hallall ju qoft se esht vler e madhe pstj shteti tzen ske cbo jo si disa vjedhin rroba e markete e bejn si gang si horra
2026-08-19 12:16:12
0
To see more videos from user @durresilajm, please go to the Tikwm
homepage.