@joq: Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Kukës, ku sipas saj banorët prej dy ditësh përballen me mungesë totale të furnizimit. “Kukësi, dy ditë pa ujë. Ju lutem publikojeni, sepse nuk është normale. Kemi dy ditë pa ujë, nuk kemi ujë as për të pirë, as për t’u larë”, shkruan qytetarja. Ajo shprehet veçanërisht e shqetësuar për familjet që kanë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, ndërsa temperaturat e larta e bëjnë situatën edhe më të vështirë. “Jemi me fëmijë të vegjël, me pleq, s’dimë ku të drejtohemi të marrim masa. Temperatura 40 gradë”, thuhet në denoncim. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një rubinet pa ujë, ndërsa banorët kanë mbledhur ujë në shishe plastike për të përballuar nevojat bazë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Kukës dhe strukturave përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë.
JOQ Albania
Region: AL
Friday 21 August 2026 16:24:35 GMT
Music
Download
Comments
bukuroshja_efjetur :
Ku e keni kryetaarin se i dhat voten mire e keni👏👏👏👏
2026-08-21 20:22:42
0
eladervishiii :
shekulli 21 pa uje ?!
2026-08-21 16:34:49
0
summertimesadness0000 :
Dilni protest
2026-08-21 18:57:33
0
1 isékuK :
nqs nuk zgjohesh ne mengjes ne oren 6 ngel pa la syt o shoku veten 10 minuta e lejn ujin ishalla sna bje te fiket se skemi as uje
2026-08-21 18:13:40
0
Xhahu1992 :
edhe ku esht problemi ktu...shqiperia ne europë 2030000000
ujë e shërbime per qytetarët plot pastaj!!!!!
2026-08-21 20:07:30
0
😊 :
duhet me ju zane deren kush ka qene kryetar bashkie keto 30 vjet ne kukes
2026-08-21 16:29:43
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.