@topchanneltvalbania: Policia e Durrësit ka goditur trafikun e 80 kilogramëve kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Lënda narkotike është kapur në portin e Durrësit. Taulant Duraku, Luan Gashi dhe Besfort Jaka janë 3 të arrestuar, kurse 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Kanabisi ishte i ndarë në 127 pako me emrin “Gelato.” Vlera përllogaritet rreth 1 milion euro. 3 automjete, 5 celularë dhe rreth 11 000 euro janë sekuestruar.