fer2fer2nando :
S'munesh!
Gjithçka munesh me ëndërru,
Gjithçka munesh me u bâ,
Kryetar, minister a doktorr,
Akademik, kangatar a profesor,
Inxhinier a futballer,
Gjithçka me të shkëlqyer karrierë,
Me yll n'ballë munesh me kânë,
Ama UÇK, mâ mundesi nuk ka.
Mun me t'beku zoti me begati,
Me femijë, rehati e lumturi,
Paqe, shendet, e shumë dashni,
Shumë bekime t'bardha zoti mun me t'dhânë,
Ama, bekimin e emrit UÇK, mâ s'munesh me e nxâne.
Munesh m’u krenu me t’arritnet tua,
Me hijeshi, zotësi e pasuni,
Me pozitë, urtësi a trimni,
Ama, krenarinë e ushtarit të UÇK
Mâ s'munesh me e mrri.
Edhe me shku n'hânë,
Edhe mentë me t'lânë,
Ushtar i UÇK, mâ s'munesh me kânë.
2026-08-25 21:51:03