@shkendijepacolli: Dhuna ndaj grave nuk fillon me shuplakën e parë. Aq më pak fillon me vrasjen. Ajo fillon shumë më herët: me kontrollin, me ndjenjën e pronësisë, me dhunën psikologjike dhe me kërcënimin. Fillon me heshtjen, me mbylljen e syve dhe të veshëve nga familjarët dhe shoqëria. Pastaj, mes paragjykimeve dhe spekulimeve, kthehet shumë shpejt në një temë bisede për kafen e mëngjesit dhe, pa e kuptuar, fillojmë ta normalizojmë. Dhuna në familje nuk ndodh vetëm në serialet turke apo në Big Brother. Ajo ndodh mes nesh, pas dyerve të mbyllura, brenda katër mureve të një shtëpie ku, nga jashtë, gjithçka duket krejtësisht normale. Para se të pyesim: “Pse nuk ka treguar më herët?”, le të pyesim: Çfarë bëjmë ne kur një vajzë e re jo vetëm që tregon, por edhe kërkon mbrojtje? A i marrim kërcënimet seriozisht? A i zbatojmë ligjet që kemi, sidomos kur bëhet fjalë për lejen për armë, tani që jemi shtet? Prandaj, kjo na përket të gjithëve. Kjo nuk është çështje fajësimi mes gruas dhe burrit. Nuk është pyetja se kush është më i mirë e kush më i keq. Jemi qenie njerëzore dhe duhet të mësojmë ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin, kufijtë dhe të drejtat e njëri-tjetrit. Sepse liria ime përfundon aty ku fillon liria jote. Ndoshta nuk e kemi zgjedhur atë që kemi trashëguar: rolet, bindjet apo mënyrën se si jemi edukuar për vlerën e jetës së një njeriu. Por është përgjegjësia jonë të zgjedhim se çfarë do t’u lëmë trashëgimi fëmijëve tanë. Duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë që në djep të njohin dhe të çmojnë vlerën e njeriut, respektin, dashurinë dhe, mbi të gjitha, kufijtë: të njohin kufijtë e tyre dhe të respektojnë kufijtë e të tjerëve. Dhe, shumë e rëndësishme, kur këto nuk respektohen, t’i mësojmë të reagojnë me kohë dhe të kërkojnë ndihmë, pa frikë dhe pa turp. Dhuna është problem i gjithë familjes, sepse ajo rritet aty ku ne, kolektivisht, e minimizojmë dhe shumë herë e arsyetojmë veten me fjalët: “Mes burrit dhe gruas nuk duhet të përzihemi.” Dhe kur nuk është vajza jonë, një vrasje ndaj një gruaje, shumë shpejt, si shoqëri e harrojmë.
Shkendije Berisha Pacolli
Region: XK
Tuesday 25 August 2026 15:28:45 GMT
Music
Download
Comments
Drenicakee :
Mani me qeto postime se shumica eh neve femrav kemi te kalume shum tkeqe 🥺
2026-08-25 19:21:46
115
Tina 28.08 :
Pse Prindi hesht Kur vajza ankohet e tani vjen deri qet Pik 🥲🥹
2026-08-25 21:55:19
117
viki :
mjere per ne femrat kerkun sjem te sigurta...🥺
2026-08-25 15:50:43
302
Leta ramadani :
kjo eshte e verteta se na femnat e ulim kryt dhe zguxojm te bejm za sepse ne familje ske perkrahje menjeher te thojn shuj duro se je martu mos na mer ftyren te baba shuj se ti zdin ti je qik ty stakon me fol ka po shkojm si popull kur poj bin ne arkivol po qajn ateher mos qani sepse sa ka qen gjall ska pas perkrahje te gjitha femnat jemi kshtu as te baba as te burri 😭😭😭😭😭😭
2026-08-25 17:36:45
43
Monalisa :
15 her me ka therr me thik 😔
2026-08-27 18:32:29
5
ALBA9🇮🇹 🇦🇱 :
Me besoni sa her shoh ngjarije te tilla falenderoi zotin qe jam ende gjall . Per 15 vite sa her kam degju ksi ngjarije ne lajime kam then heren tieter do jem une si laijm i hidhur . E dal forces shpirt nije dit gjeta forc dhe shopetova 😭😭😭kijo sdo te thot qe e kam pas te leht mbas keti vendimi . Kuptova se ne femrat dhe qe peshoijm 50 kg kemi nije forc shpirti qe vlen sikur te peshoijm 200 kg . 🙏
2026-08-26 08:14:18
10
garimi :
un jam nji nga ata femra qe kan mbijetu kam pa vdekjen me sy dhe kjo video me ban me u dridh e me qajt ..esht e tmerrshme qar kam kalu 23 vite kam duru me rrit fmite e nuk kam pas mshtetje kurre
2026-08-26 09:24:48
10
Lori Deda :
wauuu cfare dite e zez,ka ardhur per Femrat.😭
2026-08-25 18:04:25
3
A :
Per zoten shpirti pom dhem , ne Dasma po vijn po naj marrin vsjzat me Ferrari e po bsjn kishe Dasma te mdhaja e po naj kthejn vajzat ne Arkivola e qata Dasmort edhe nVorrime tyne po shkojn😭😭😭😭
2026-08-25 16:48:36
66
user256874334666 :
skam fjal për këto ngjarje 😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭
2026-08-25 23:03:49
0
PaFrymPaNdjenjaE :
Duke ja toleruar te gjitha kto burrit ja si perdundon femra po vritet nga ai burr ,eshe familja nuk i perkrah 🙏😪
2026-08-26 05:28:58
1
coffee@9 :
Duhet te edukojm djemt tone, duhet tr edukojm nenat tona, qe akoma na thone” burre eshte, do i kaloje, bertet e ulet dikur” e ajo dikur nuk vjen kurr vetem lendohemi çdo dite nga keta meshkuj qe nuk e dine fjalen “ dashuri” çfare do te thote!!!😭😭🙏🙏
2026-08-26 13:24:08
3
aaaa :
Kur pej shoh fm qysh po perfundojn me vrasje pej thom vetit. Shyqyr qe u largova prej nje narsisti jo qe mu kish dhimit vetja qe isha dek po menyra qysh e kishin arsytu. Ata. 💔🥹
2026-08-25 17:47:56
29
💕 :
Dhuna ndaj gruas fillon me një fjalë që plagos, vazhdon me një dorë që godet dhe përfundon tragjikisht kur jeta e saj i merret. Asnjë grua nuk duhet të paguajë me jetën për urrejtjen e dikujt.
2026-08-25 22:00:59
7
zilbijatikjamilji :
Te mjerat na femrat qe zdim me ke lidhim jeten 😔
2026-08-25 17:31:20
12
lauramia686 :
Edhe Sa nëna, motra dhe vajza duhet të Teshtin apo te humbin jetën që ligji të veprojë me gjithë fuqinë e tij? Mjaft me fjalë pas tragjedive,duam mbrojtje dhe drejtësi para se të jetë vonë!
2026-08-27 07:21:34
2
elalekstakaj3 :
Të edukojm djemt se njeriu i parë që shohin me sy asht femra
2026-08-26 11:06:48
3
Sofia Hamollari :
Das ist leider die Realität, dieses Video verdient ganz viel Aufmerksamkeit 🥺
2026-08-26 06:30:26
3
N͟j͟o͟m͟z͟a͟ ✍🏼 :
Shpesh heshtja e tyre do të thotë se nuk kanë askënd pranë që t’i përkrahë. E edhe ata që janë pranë, shpesh mbyllin sytë për të mos e parë dhunën dhe mbyllin veshët për të mos e dëgjuar thirrjen për ndihmë.
Në fund, je vetëm ti, femër e dashur, që duhet të gjesh forcën të ngrihesh e të luftosh për veten tënde dhe për ata që ke sjellë në këtë jetë. Mos harro: ti nuk je e dobët pse ke duruar kaq gjatë… je e fortë sepse ende je këtu. ❤️🩹🌹
2026-08-26 01:48:48
8
🧚🏻♀️ ❥R⎋Z1᯽🐦🔥 :
Dhe duke menu Qe ma shum te gjykojn femrat pse pse pse
2026-08-26 06:19:36
3
Leonora :
popull i semure jemi😔
2026-08-26 15:57:45
2
niki. :
Sa realitet i hidhur
Humanizmi tek ne ka mbaru , edhe kto fejesa e dasma qe po plasin gjithandej per mire kofshin , se po m dhimen femrat sidomos , se e di qe nk kan me pas mbeshtjetjen e prnderve , as partnereve .
Te gjith po ndahen pas 4 vjetve , ca tjereve ju merret jeta .
smuj ta imagjinoj dot sa femra jane te pervelume si kto raste 😣
2026-08-26 06:05:24
3
Mirvete Osmani Gashi :
Bravo shkenda duhet mu vetdijesu ky popull 👏👏
2026-08-25 16:49:23
3
Kuklla :
Oh zot 😭😭😭😭
2026-08-25 23:28:11
1
E :
edhe une kam pas dhun po jam divorcu beshtetja ma e madhe pej familjes po un kam sheht gjith mon se kam kallxu ker kujt dej pan vet dhimbja madhe a qe gjith shpirti dhem edhe ki frik tan jeten edhe je lodhur shumm edhe ni nje femij obligim me kqyr ama jeta vazhdon🥺💔😢❤️🩹
2026-08-25 21:34:15
1
To see more videos from user @shkendijepacolli, please go to the Tikwm
homepage.