@iliridaliridon1: #duetto con @dardania_e_madhe Është akoma më e dhimbshme dhe e papranueshme kur shikon se sot, pikërisht disa politikanë tanë, për interesa të ngushta apo agjenda të errëta, guxojnë t'i bëjnë avokati apo t'i dalin zot kasapit të Ballkanit, Millosheviçit. Ky imazh me trupat e pajetë të fëmijëve dhe njerëzve tanë të hedhur në lumin Danub është dëshmia e përjetshme e gjenocidit. Të shohësh sot politikanë që relativizojnë krimet, që lëshojnë pe apo që duan të kthejnë hijen e asaj Serbie në Kosovë pas gjithë atyre lumenjve gjaku, është tradhti e hapur ndaj gjakut të martirëve dhe çdo plage të hapur të këtij populli. Kujtesa historike nuk duhet të tjetërsohet e as të shitet për karrige!