@joq: Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në minutat e para të takimit, energjia elektrike është ndërprerë, duke lënë stadiumin në errësirë dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të atmosferës normale të ndeshjes. Një tifoz i pranishëm në stadium i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke dërguar edhe pamjet nga momenti kur stadiumi mbetet pa ndriçim. Por ndërsa fusha dhe tribunat u zhytën në errësirë, nga shkallët e stadiumit nisën të dëgjoheshin thirrjet e tifozëve në kor: “Rama ik!” Nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike.