@gatime_medashni: Patëllxhana të mbushur 7-8 patëllxhana të vegjël 2 qepë 500 gr mish të bluar 2 filxhana oriz Beta 1 lugë pastë domatesh Melmesë 1 lugë e mesme piper i kuq 2 lugë gjelle niseshte 500 ml ujë 1 lugë pastë domate Fillimisht, patëllxhanat i shpojmë në disa vende dhe i lyejmë me kripë; I lëmë për 20 minuta, pastaj i pastrojmë dhe i ndajmë në mes; Ua pastrojmë pjesën e tulit, i shtojmë vaj dhe kripë; Në tenxhere skuqim qepën, shtojmë mishin, orizin, tulin e patëllxhanave, salcën e domateve dhe melmesat; Te njëra mbushje s’kam shtuar mish fare, vetëm qepë, oriz, tul të patëllxhanave, pastë domate dhe melmesa; Me mbushjet e përgatitura i mbushim patëllxhanat; Në një enë, niseshtenë, piperin e kuq dhe salcën e domateve i tretim me ujë dhe e shtojmë te patëllxhanat; I mbulojmë me letër pjekjeje dhe i pjekim në furrën e parangrohur në 190°C për 40-45 minuta. Ju bëfshin mirë nëse i përgatitni! 🤎 #ushqime #Receta #recipes #beta #food
gatime_medashni
Region: XK
Wednesday 02 September 2026 14:21:28 GMT
Music
Download
Comments
Barushi_Berisha :
Sa mire hera par qe shikoj nje Kosovare qe ba patliçana të mush😋😋noshta jam gabim
2026-09-05 12:55:12
0
🩷🇨🇭 A ❤️ L ❤️A🩷🥰 :
Te lumshin duart
2026-09-02 22:52:35
0
kmkmkmkm :
😳😳😳
2026-09-02 17:24:13
0
Nope :
😁😁😁
2026-09-11 06:24:04
0
To see more videos from user @gatime_medashni, please go to the Tikwm
homepage.