@allahun.permende: Derisa në derën e dhomës së tij në spital hyn e bija. Ka qenë ajo njeriu që ka dhënë njërën veshkë për babain, duke e mbajtur të fshehur të gjithën deri në këtë moment. Me të parë të bijën veshur me rrobat e spitalit, babai e kupton menjëherë. Ai nis të qajë dhe të thotë ‘o Zot i madh’. Kjo video tregon një baba që do të pranonte më mirë vdekjen, sesa të merrte veshkën e fëmijës së tij. Por nga ana tjetër, kjo video tregon se kjo vajzë është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë për të atin. E kështu mbyllet ky rreth i bukur dashurie. Sot jetojmë në kohë të vështira. Me burra e gra që bëhen prindër dhe sillen sikur nuk janë të tillë. Me vajza e djem që janë djali apo goca e dikujt dhe kurrë nuk kujdesen për nënë e babë.