@shkodra.live: Momenti kur 8 automjete rrethojnë hotelin në Vlorë / I kërkuan 5 milion euro gjobë pronarit Kjo video është momenti kur 8 auromjete rrethojnë hotelin në Vlorë ditën e sotme. Personat që ndodheshin brenda këtyre automjeteve u ulën dhe i kërkuan pronarit Vasil Bedinaj që të paguaj një gjobë prej 5 milion euro ose të zhdukej nga Vlora. Më pas edhe e dhunuan pronarin e hotelit duke e goditur. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në Vlorë ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pas njoftimit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Makina është aksidentuar pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda saj janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri, pistoletë. Dy prej personave kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti, ndërsa një tjetër nuk ka pasur probleme shëndetësore. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me prokurorinë dhe strukturat e tjera, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. Njoftimi i policisë Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

Shkodra Live
Shkodra Live
Open In TikTok:
Region: AL
Thursday 03 September 2026 13:53:45 GMT
238604
3320
75
1711

Music

Download

Comments

the.transporter93
Trucker 🇦🇱✝︎ :
Pronari paguan 1 milion dhe i heq qafe tgjith 😏
2026-09-03 15:45:44
89
xhe.....xhe80.vlore
xhimi :
8 makina,40 persona,ne mese te dites,gjobe,5 miljone € ,shume pikpyetje,shume e pa' kjarte,as trimat,dhe ase budallenjte me te medhenje nuke e bejne nje veprime te tille,??????
2026-09-03 14:50:53
70
kico.kicoo
kico.kico :
SHTET VK KU KRIMINELAT BEJN LIGJIN
2026-09-03 14:42:33
281
specialist_for_women
doctor 007 :
pse si vejn noj gjobe gjergj luces e samir manes etj
2026-09-03 15:11:35
10
albert14613
Albin -Sh. :
shteti ka mbaruar këtu,shteti ku të kap ndonjë fukara ta gjobisn ta burgos da denglwdis,ku është shteti këtu policia ishyria
2026-09-03 15:08:34
34
user549mkkk
ALDO-ALDO :
5 mil €€€ i doni 50. 100. apo 500 qe mos te binin ne sy??
2026-09-03 14:51:10
9
gencivl85
klejdi :
eshte fare thjesht bandat kerkojn te zaptoj radhimen orikumin dhe u bejn prison fhe gjoba bizneseve te largohen dhe ti marin keta qe te ndertojn e njejta gje po ndodh dhe te hotel nji jorku ku i eshte ven zjarri 3 here
2026-09-03 15:27:52
9
1104.ai
🤷‍♂️🤷‍♂️ :
ndoshta muhabete te thella ndermjet tyre nuk me shqeteson ky fakt , me shqeteson qe gjithcka ndodh ne mes te dites cka do te thote siguria ne vend eshte 0 .
2026-09-03 15:00:31
22
brianluci2
Brian :
8 e 20 makina po a po i jep kush thuj
2026-09-03 14:29:35
0
ks81539
_\|[]{}#><,^¥£€ :
shqiprija vend tmerr
2026-09-03 14:53:18
14
mountain7i
Mountain 07 :
shteti esht vet krimi
2026-09-03 15:42:21
3
fation0010
fation0010 :
Rilindja nuk jan bandat
2026-09-03 14:58:27
7
geniesjedentag
BaBsiLeiN💕 :
Jam kosovare shqiptare por metvertet sdo shkoi me Kurr ne shqiperi kriminalitet si ne Mexico
2026-09-03 16:17:05
2
shxenfpoovm
sixs :
Kapin protestuesit se jane me te rrezikshem se kta
2026-09-03 15:51:44
1
apple.user5464246
Apple User546424 :
Gjobat i ve shteti vet
2026-09-03 16:24:24
2
niceledon122
niceledon122 :
Po keto jane pazare te prishura ca gjobe mund te jene dhe borxhe
2026-09-03 14:58:01
1
ene95prona0
Ene95Prona :
Rengjat naksion
2026-09-03 14:31:58
2
fred.burrelsi
🇦🇱☝️Fred ⛔️ Burrelsi🤲🇨🇭 :
policia esht ne kerkim te protestusve 🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
2026-09-03 15:32:58
2
cecobicak
LaOnda :
ky tipi duket si bodyguard
2026-09-03 14:57:57
5
userr.userr.1
Userrr.000 :
Po filloni me gjergj lucen
2026-09-03 17:00:47
1
arax494
Arax :
Ska qka ben as Policia, u bo vendi si Kolumbiaaa
2026-09-03 16:22:45
1
vdesperdashni
Vdes per dashni. :
Ktu veq shtet nuk ka,te vie tjetri te kerkoje 5 Miiard lek ne mes te dites
2026-09-03 15:35:14
2
beni_486
Beni :
Mafia
2026-09-03 22:02:05
0
bron.ll
🇦🇱Bron🇦🇱 :
der ke rrethimi ishin mir
2026-09-03 20:23:46
0
To see more videos from user @shkodra.live, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About