@zeri_al: Bllokuan Kryeministrinë teksa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuarit në gjyq, protestuesit mblidhen para Gjykatës: Lirojini‼️ Protestuesit janë mbledhur para Gjykatës Penale, ku pritet të njohen me masën e sigurisë 14 të arrestuarit e datë 1 shtator, ku gajtë tubimit në ditën 94 për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej kreu i qeverisë, Edi Rama. Në pranga janë vendosur 14 protestues: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Në mbështetje të tyre qytetarët jashtë ambjenteve të Gjykatës kërkojnë lirimin e protestuesve, të cilët akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Prania e kryeministrit Edi Rama në zyrë ndryshoi intinerarin e protestuesve në tubimin e 1 shtatorit, të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk marshuan në rrugët e Tiranës, por u vendosën prej më shumë se 1 ore para Kryeministrisë. Gjithçka nisi pasi qytetarët tentuan të hyjnë në Kryeministri, ndërsa forca të shumta Policie krijuan një kordon përpara godinës së qeverisë. Situata përshkallëzoi në përplasje fizike, ku protestuesit u shtynë me efektivët, ndërsa ndërhynë edhe autobotët me ujë për shpërndarejen e tyre. #zeri #protestaperzvernecin #protestues #viral #gjykata

ZËRI
ZËRI
Open In TikTok:
Region: AL
Friday 04 September 2026 08:39:36 GMT
10491
157
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @zeri_al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About