@versus.albania: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Grazit në Austri, ku një 24-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi është vrarë brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj. Bëhet me dije se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur e reja nga Fieri, e cila, dyshohet se është goditur për vdekje me çekiç. Sipas mediave të huaja, krimi i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, ndërsa ngjarja është zbuluar këtë të premte. Policia austriake ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur të pajetë të rënë shqiptare. Në pranga ka përfunduar një një 23-vjeçar, është vëllai i partnerit të 24-vjeçares Abigel Laçit. Dyshohet se ai është futur në banesën e saj, dhe më pas ka qëlluar me çekiç në kokë të rënë, duke i marrë jetën. Gjatë shoqërimit në Komisariat, ai nuk ka folur gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen apo motivin e mundshëm Ndërkohë, trupi i 24-vjeçares i është nënshtruar autopsisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende motivet e këtij krimi të rëndë.

Versus.al
Versus.al
Open In TikTok:
Region: AL
Friday 04 September 2026 19:39:52 GMT
27782
158
1
56

Music

Download

Comments

46ab91cd
👑 Bebushe 👑 :
Fundi botës. Si nuk i varin këta njerëz ça bëhet kështu 😡😡
2026-09-04 20:54:56
3
To see more videos from user @versus.albania, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About