@shkodra.live: Kreu i policisë së shtetit Hita i pakënaqur me Shkodrën / Problem vrasjet, droga, krimi i organizuar, trafiku rrugor, siguria në Shkolla Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë vendore të policisë të këtij qarku. Gjatë mbledhjes kreu i policisë së shtetit është shfaqur i pakënaqur me policinë vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4 mujore në vitin 2021. Pakënaqësitë e Skender Hitës lidhur me policinë e Shkodrës sipas asaj që deklaroi në mbledhjen lidhen që nga zbulueshmëria e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek sigurinë në shkolla duke qenë se jemi para fillimit të sezonit të ri shkollor. Kreu i policisë së shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri më të mëdha në goditjen e grupeve kriminale si dhe zbulimin e krimeve të ndodhura, veçanërisht vrasjeve si dhe kultivimit të drogës duke qenë se Shkodra vijon të jetë një qark problematik. Kjo mbledhje përkoi në të njëjtën ditë kur në Shkodër ndodhi një ngjarje e rëndë, vrasja e shtetasit Ylber Luli nga autori i dyshuar Andri Vulaj që policia e arrestoi menjëherë pas këtij krimi. Takimi i drejtorit të policisë së shtetit Skender Hita në Shkodër zgjati mbi një orë. Kjo mbledhje ishte në vazhdën e disa takimeve që kreu i policisë po zhvillon në qarqe të ndryshme të vendit me drejtuesit vendor dhe strukturat e tjera të policisë duke lënë porosi të qarta për punën e tyre si dhe duke kërkuar më shumë rezultate.

Shkodra Live
Shkodra Live
Open In TikTok:
Region: AL
Tuesday 08 September 2026 10:47:34 GMT
44232
482
8
107

Music

Download

Comments

klei_k_
💎 :
range gys agastiri 😱
2026-09-08 11:51:42
7
shkoder.locja2
Shkoder Locja :
Koseni ishte po ku eshte.Ne Shqiperi Krimi i organizuar po ben gerdine.
2026-09-08 16:35:15
0
user8712333482179
user8712333482179 :
ky ka ardhur shkoder me nis policin tiran seka grev sondte te parlamenti irruhet ti per njerzit qe vriten
2026-09-08 13:26:44
0
user7446146706910
user7446146706910 :
asi mut nuk bajn policija ma e kurrutume asht shkodra
2026-09-08 11:49:46
5
lushajs
Lushaj-s :
Kte bejn jet rroga qyl. Makina lluksi qyl naft sa dush. Dieta sa dush. Jet pepsi mor bab
2026-09-08 12:15:31
1
anilabrahimi89
🇦🇱13Nila🇮🇹 :
te I doli gjumi deri sat ta ket edi dor qas po shef me vra ai tjetri veq se po e shikon ku I marrin ta arm vet policija ja japin 😂😂
2026-09-08 14:26:47
0
pjesekembimi07
Pjese kembimi :
Duhet me shku ne cdo qytet perdit… Plasi prap sot ne vlore 😂😂😂
2026-09-08 11:16:50
0
v00myylc603
🦁m 🦋m. :
knaqsi per disa qe te takun lle kaq ishte.
2026-09-08 23:19:42
0
To see more videos from user @shkodra.live, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About