@piranjatnews: Austria është tronditur thellë nga lajmi për vdekjen e Lucia Sisic, 22-vjeçares që kishte fituar titullin “Miss Austria 2024”. Vajza e re u nda nga jeta të hënën, siç njoftoi një mik i familjes në rrjetet sociale dhe raportuan mediat lokale. Pas imazhit të saj të përsosur në pasarela dhe buzëqeshjes që e shoqëronte, Sisic po përballej prej vitesh me një betejë të vështirë shëndetësore. Ajo kishte lindur me një defekt të valvulës së zemrës, gjendje që e kishte detyruar t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë jetës së saj. Sipas raportimeve, ajo kishte kryer gjithsej shtatë operacione, ndërsa ndërhyrja e fundit ishte kryer gjatë dimrit të vitit 2025. Pavarësisht problemeve shëndetësore, Sisic kishte vazhduar aktivitetin e saj publik dhe kishte mbajtur titullin “Miss Austria 2024”. #piranjat #piranjatnews #austria #luciasisic