@alemzuu0:

alemzuu_
alemzuu_
Open In TikTok:
Region: MY
Friday 11 September 2026 00:05:06 GMT
380
2
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @alemzuu0, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë deklaruar për herë të parë për shpërthimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka dërguar mesazh institucioneve në Tiranë që të dëgjojnë kërkesat e protestuesve, të cilët kryeministrit shqiptar i ka quajtur “shkatërrues” dhe ka refuzuar t’i dëgjojë. Haxhiu ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se drejtuesit e shtetit shqiptar e kanë për obligim t’i trajtojnë kërkesat e studentëve. “Unë besoj që secili në Repulikën e Kosovës i ka përcjell me shqetësim zhvillimet në Shqipëri. Ajo që po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve, sepse Shqipëria për ne është shtëpi. Është e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, kuvendi, kryeministria dhe presidenca, e kanë për obligim që t’i trajtojë kërkesat e studentëve”, ka thënë Haxhiu. “Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën; dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët”. Ajo ka deklaruar se është e rëndësishme “qasja serioze” në raport me protestat, e jo arroganca. “Mendoj që arroganca vetëm nxit protestat, andaj edhe thërras që me maturi, me seriozitet të tejkalohen ndasitë”, ka bërë thirrje ajo. Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje në protestat e studentëve, Haxhiu ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat. “Nuk i takon Vetëvendosjes kjo”, ka konstatuar ajo. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është akuzuar nga kritikët, mediat dhe organizatat vendore e ndërkombëtare për arrogancë në raport me protestat. Organizata politike evropiane që përfaqëson partitë e qendrës, Demokratët Evropianë, e kritikuan të dielën qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për arrogancë dhe represion ndaj qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen.#🇦🇱🇽🇰

About