@topchanneltvalbania: Alket Rizai, protagonist i dy arratisjeve të bujshme nga burgu i Koridhalosë dhe ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas, është përfshirë në orët e para të ditës së sotme në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Athinë. Rizai rezulton të ishte me leje nga burgu.