@simplyrrita: Puding me vanilje, çokollatë dhe banane -një ëmbëlsirë e thjeshtë, e shpejtë dhe kaq e shijshme! 🍌🍫 Përbërësit: • 1 pako puding vanilje • 1 pako puding çokollate • 1 L qumësht (500 ml për secilin puding) • 3–4 lugë sheqer për secilin puding • 50 gr arra të bluara • 1 banane Përgatitja: Përgatisim pudingun e vaniljes me 500 ml qumësht dhe 3–4 lugë sheqer. Në gota vendosim një shtresë puding vanilje, shtojmë pak arra të bluara dhe 3 feta banane. Më pas shtojmë pudingun e çokollatës dhe në fund i dekorojmë me arra të bluara. 🥜 E lëmë të ftohet mirë dhe është gati për servim! ✨ E thjeshtë, kremoze dhe perfekte për diçka të ëmbël. 🤎 #f #fürdich #puding #viral #albania