@albanians99: Sot është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për shqiptarët. Vendimi i sotëm ndaj komandantëve të UÇK-së është i papranueshëm. Ata nuk janë kriminelë, por njerëz që morën armët në një kohë kur Kosova po përballej me luftë, dhunë dhe dëbim, dhe që dolën në mbrojtje të vendit dhe të popullit të tyre. Për shqiptarët UÇK-ja është pjesë e luftës për çlirimin e vendit. Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të ndahen nga historia dhe sakrifica e popullit tonë. Mund të ketë vendime gjykatash, por asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë kujtesën e një populli dhe sakrificën e atyre që ranë për Kosovën. Komandantët e UÇK-së janë çlirimtarë që luftuan në mbrojtje të atdheut. #hashimthaqi #kadriveseli #jakupkrasniqi #rexhepselimi #kosova