@princess.s098:

It's princess
It's princess
Open In TikTok:
Region: PK
Sunday 20 September 2026 08:50:45 GMT
37916
2142
0
389

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @princess.s098, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

ALBIN KURTI: Bashkë me familjen Bytyqi, kryebashkiaken e Fairview City, Violetta Berisha, përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me kolegë e bashkëpunëtorë, në New York bëmë homazhe në kujtim të Yllit, Agronit e Mehmetit, vëllezërve, luftëtarëve të lirisë nga Batalioni Atlantiku, qytetarëve amerikanë dhe dëshmorëve të kombit shqiptar. Vëllezërit Bytyqi, me veprat e tyre fisnike, përfaqësojnë vlerat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit tonë. Në sakrificën e tyre nderojmë edhe mërgatën tonë në Amerikë, breza shqiptarësh që, edhe larg atdheut, i qëndruan pranë Kosovës dhe i dolën zot asaj kur kishte më së shumti nevojë. Një histori që të tronditë secilën herë që e dëgjojmë a ridëgjojmë. Në bisedë, Iliri foli për burgosjen e tre vëllezërve të tij, transferimin e tyre për t’u torturuar dhe shpërfytyrimin e trupave të tyre me plumba, me qëllim që të fshiheshin gjurmët. Trupat e tyre më pas u hodhën në varre masive. Rasti i vëllezërve Bytyqi dëshmon për krimet e kryera nga forcat shtetërore serbe, por edhe për drejtësinë që, 27 vjet më pas, ende mungon. Kalimi i kohës nuk e zbeh krimin dhe as nuk e shuan detyrimin për përgjegjësi. Prandaj, bashkë me shtetin amerikan, do të vazhdojmë ta kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Lavdi vëllezërve Bytyqi! Mirënjohje të përhershme Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mërgatës sonë, që në ditët më të   qëndruan krah Kosovës.

About