@revealmedia.al: ARRESTOHET KUMRIE ZIKA, POLICIA: DYSHOHET PËR 5 VJEDHJE Kumrie Zika, 39 vjeçe, e njohur edhe si “Kumi”, është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas Policisë, ajo dyshohet për pesë raste vjedhjesh në biznese të ndryshme. Arrestimi është kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Skema”, të zhvilluar nga Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”. Sipas hetimeve të raportuara, 39-vjeçarja dyshohet se punësohej në biznese për të siguruar akses në ambientet dhe paratë e tyre, ndërsa më pas largohej me xhiron ditore. Hetuesit po verifikojnë nëse ajo mund të jetë e përfshirë edhe në raste të tjera. Akuzat ndaj saj mbeten pretendime të autoriteteve dhe përgjegjësia penale përcaktohet nga gjykata. #REVEAL #Tirane #Policia #OperacioniSkema #Aktualitet
revealmedia.al
Region: AL
Sunday 20 September 2026 14:48:35 GMT
Music
Download
Comments
Se Ba7467 :
Ku ejjjj
2026-09-20 15:11:51
0
I :
A osht me PS. Normal do vjedhe.
2026-09-20 15:58:17
1
To see more videos from user @revealmedia.al, please go to the Tikwm
homepage.