@voxnews.al: Protestat e përditshme në Tiranë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përballja me kryeministrin Edi Rama janë në fokus të një artikulli të publikuar nga gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Sipas artikullit, pavarësisht vijimësisë së tyre prej më shumë se 100 ditësh, protestat nuk kanë arritur të shndërrohen në një revoltë masive. Kryeministri Rama i konsideron ato një provë besimi për qeverinë e tij dhe një mundësi për reflektim. “Për mua është një sfidë. Por kjo është diçka e mirë. Gjatë gjithë jetës sime politike, gjërat nuk kanë shkuar kurrë vërtet mirë kur nuk jam sfiduar. Zakonisht jam më i mirë kur sfidohem. A do të jem më i mirë edhe këtë herë? Shpresoj. Nuk e di. Koha do ta tregojë. E ardhmja do ta dëshmojë”, citohet Kryeministri Rama. Sipas kryeministrit, protestat janë një shenjë pozitive kur qytetarët dalin në rrugë për biodiversitetin, mbrojtjen e mjedisit dhe çështje të tjera me interes publik. Kryeministri thekson se tashmë nevojitet një “shtet përkujdesës”, i cili dëgjon dhe merr seriozisht përvojat e qytetarëve, përmirëson cilësinë e shërbimeve dhe investimeve dhe forcon besimin e qytetarëve te shteti. Këto qëndrime lidhen edhe me reflektimet e qeverisë dhe të grupit parlamentar mbi mënyrën se si institucionet duhet t’u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve. Sa i përket investimeve të mundshme në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit, Kryeministri Rama thotë se nuk mund të flitet për një “shitje” të Shqipërisë. Kryeministri sqaron se ishulli i Sazanit vijon të jetë pronë e shtetit shqiptar dhe se nuk është arritur ende një marrëveshje për zhvillimin e ish-zonës ushtarake nga investitorë privatë. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

VOX NEWS
VOX NEWS
Open In TikTok:
Region: AL
Sunday 20 September 2026 17:09:25 GMT
6983
42
2
4

Music

Download

Comments

user3623725708500
shtiza :
E mbyllën si klasë kapitaliste me kusarì , tani do vebdisin ligjin demokratik !!
2026-09-20 18:16:55
0
user1616161616493
user1616161616 :
Protestat pa hik kulcedra nga pushteti hajdut nuk do ndalojn gazetes gjermane Flm qe ngreni zerin dhe mbeshtetjen qe jepni popullit shiptar ju jemi mirnjohes
2026-09-20 17:28:03
1
To see more videos from user @voxnews.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About