@voxnews.al: Pankartat kanë qenë sërish një nga mënyrat përmes të cilave protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre në ditën e 113-të të tubimeve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me ironi dhe slogane që prekin drejtpërdrejt qeverisjen, qytetarët kanë vendosur në fokus përçarjen politike, korrupsionin dhe mënyrën e përfaqësimit përmes zgjedhjeve. Një prej pankartave i referohet Ramës me nofkën “Trajneri”, duke përcjellë mesazhin se bashkimi i qytetarëve mund të forcojë qëndrimin kundër pushtetit. “Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, shkruhet në të. Një tjetër mesazh lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe kërkon ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. “Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, thuhet në pankartë. Ndërsa përmes një tjetër slogani, protestuesit kanë kundërshtuar marrëveshjet politike të drejtuesve të partive, duke kërkuar që vendimmarrja t’u rikthehet votuesve. “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve”, shkruhet në pankartën tjetër. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al
VOX NEWS
Region: AL
Sunday 20 September 2026 18:08:25 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @voxnews.al, please go to the Tikwm
homepage.