@joq: Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga protesta e 113-të në Tiranë ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e një punonjësi policie ndaj një protestuesi. Në pamje, punonjësi i policisë i afrohet protestuesit në mënyrë kërcënuese, ndërsa ky i fundit zmbrapset dhe i kërkon të mos ndërhyjë. “Ik o vlla, s’ke arsye të më dhunosh. Nuk kam bërë asgjë. Po tenton të më marrësh telefonin nga dora”, dëgjohet t’i thotë qytetari. Pas këtij momenti, punonjësi i policisë shkon drejt motorit të protestuesit dhe i fotografon targën. Nga pamjet nuk bëhet e qartë arsyeja përse ai ndërmerr këtë veprim. Por qytetari pretendon se sjellja e punonjësit ka vijuar edhe më tej. Ai thotë se polici ka hapur uniformën dhe i ka deklaruar se do ta hiqte atë për t’u përballur me të personalisht. “E hape uniformën dhe më the: do heq uniformën dhe do merremi personalisht. Të lutem, vazhdo në punën tënde. Po i bën foto motorit dhe më thotë do e marr personale. O çuna, jeni me uniforma të shtetit, nuk kemi asgjë personale”, shprehet protestuesi. Ngjarja pretendohet se ka ndodhur gjatë protestës së 113-të kundër qeverisë, e cila u zhvillua më 20 shtator në Tiranë. Protestuesit u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike. Sipas protestuesve që kanë shpërndarë pamjet, punonjësi në video është identifikuar prej tyre si Klajdi Haka, me origjinë nga Dibra dhe me shërbim në Komisariatin nr. 1. Ky identifikim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është targa e motorit të policisë, e cila në video duket si një targë e verdhë në format të huaj. Nga pamjet e publikuara nuk mund të konfirmohet nëse ajo është e rregullt apo jo, ndaj edhe ky element mbetet për t’u verifikuar. Ajo që shihet në video është një përplasje verbale dhe një afrim fizik i punonjësit të policisë ndaj protestuesit, i cili pretendon se efektivi po tentonte t’i merrte telefonin nga dora. Nëse pamjet pasqyrojnë të plotë situatën, sjellja e pretenduar ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e ushtrimit të autoritetit policor ndaj një qytetari që po dokumentonte protestën. Policia e Shtetit duhet të japë sqarime për rrethanat e ngjarjes, identitetin e punonjësit dhe arsyen e ndërhyrjes ndaj protestuesit.

JOQ Albania
JOQ Albania
Open In TikTok:
Region: AL
Sunday 20 September 2026 22:26:22 GMT
1056197
27638
222
1260

Music

Download

Comments

fatjon.dauti
Fatjon Dauti :
Europe, Europe
2026-10-24 19:10:08
0
04arlind
A҈ :
mos asht jozi prap
2026-09-21 05:12:57
1539
n.i.e.2021
N.I.E 2021 :
Pse e provokon ? Ne fund te dites njeri esht dhe ai.🙂
2026-09-21 08:08:32
567
__________butterfly_____
💎🦋𝓑𝓾𝓽𝓽𝓮𝓻𝓯𝓵𝔂🦋💎 :
Posht kta kriminela posht qeveria e hajdutve
2026-10-13 20:04:52
215
user1256437667
User1256437667 :
Policia me Uniform Dhe targa angleze 🤣🤣🤣 vetem ne shqiperi ndodh kjo
2026-09-21 13:34:35
188
danidani1234567890
dani ?aaa :
shtete mafijoz edi rama i kah mesuh
2026-09-21 01:02:45
156
kamiljo.kembora
Kamiljo Kembora :
votoni ramen edhe ps se do jetoni me te lumtur 😁😂 ✌️
2026-09-21 01:24:08
101
krist004
Krist004 :
nderkohe vete jan me motorra te bllokum ne komisarit... SKANDAL
2026-09-21 01:35:19
25
gjergjshkambi
gjergjshkambi :
Shteti I rames
2026-09-21 02:44:19
10
eager.17
Greedy💸 :
Po ca hidhni vid kshu pa shpjeguar ca ndodhi q nfillim
2026-09-21 12:04:39
18
north.london_electrical
north.london_electrical :
Policia e Edi rames me targa angleze Pa taks rruge Pa kolaudim Pa siguracion keta jan shteti qe mbron shqiptaret 👏👏
2026-10-16 22:33:51
7
user6139533559236
user6139533559236 :
Këta janë mafiozë ,uaaaaa kjo është dhunë ,po të kapin të rrahin ,shtet kriminel
2026-09-21 05:58:51
42
brisilda887
brisilda :
policet duhet ti bashkohen protestes,edhe ata qytetar si gjith te tjeret jan.
2026-10-14 19:02:47
7
auroraddj
auroraddj :
Policia e shtetit me targa Anngleze 😳😢
2026-09-21 21:52:20
11
tiger_shala
Prizren 🇽🇰😉🇨🇭 :
as Polecia skan faj as populli 😏 rrezik dypart fajet kan poletikant
2026-10-14 18:33:32
5
vision0707
you know my :
polic I shitem te korrupsioni
2026-09-23 04:52:39
8
mmussaaaaa
user6155705260237 :
Respekt
2026-09-21 07:25:47
9
fatjon.dauti
Fatjon Dauti :
Apartment of modern around here
2026-10-24 19:10:23
0
miabeqiraj
miabeqiri :
Te lumt ty o djal
2026-09-24 12:56:13
8
doniajan526
doniajan :
Do me grabit
2026-09-21 00:47:49
7
a.papaa0
a.papaa0 :
2026-10-14 19:50:36
5
albaniaanna7
albania :
Nuk Lejohet ne asnje vend te besh video Policis.edhe ata skan te drejt te te marrin asgje personale ty.
2026-09-22 07:12:07
0
erjonmahmutaj
Erjon Mahmutaj :
Ahaaaa,kur i shani e i qelloni ju vjen mire..Tani e filmon e tregon arsyet😡😡😡
2026-09-21 17:12:44
3
useradmin2024006
useradmin2024007 :
po. ajo. targa. e. pulicit. asht. ne. angli
2026-10-14 12:14:32
3
rusan.bektesi
Rusan Bektesi :
hajdutet tradhtaret
2026-10-22 17:48:54
1
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About