@shqip_news1: Një takim me qytetarët është kthyer në një nga momentet më pikante të “Pranisë Besnike”. Gjatë një vizite në Gracen të Elbasanit, një i moshuar i kërkoi deputetes Sara Mila ndërhyrje për riparimin e një ure pranë banesës së tij. Biseda mori një kthesë krejt tjetër kur u përfshi edhe ditëlindja. Mila i kërkoi të shihte kartën e identitetit për të mësuar datën e ditëlindjes, ndërsa i moshuari, me humor, i premtoi se do të gjente një kec për ta pritur, edhe nëse ura nuk do të bëhej. Në fund, deputetja i tha: “Për respekt të ditëlindjes, urën do ta bëjmë”. #saramila #fyp #viral