@versus.albania: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale “RENEA” kanë ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit në periferi të Kamzës. Kontrolle janë bërë gjithashtu në banesën e nipit të tij dhe një një shoku. Lami dyshohet si kreu i një grupi kriminal që së fundmi ka vepruar mes Tiranës dhe Sarandës. Policia doli “duarbosh” gjatë kontrolleve pasi nuk u gjet asgjë. Kontrollet lidhen me vrasjen e Artan Myrtaj mëngjesin e djeshëm në Sarandë. 44 vjeçari sapo ishte liruar nga burgu pasi u përfshi në ngjarjen e korrikut të vitit 2025 ku miku i tij Ramadan Zoto plagosi me armë 2 miq të Ervis Lamit në qendër të Sarandës. 31 vjeçari Ervis Lami është në kërkim për vrasjen e Lulzim Vishën, postier. Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë. I riu i cilësuar si “tmerri i bizneseve” gjithashtu është shpallur në kërkim si i përfshirë në vendosjen e një sasi lëshë plasëse (tritol) në një lokal në Kamëz, ngjarje për të cilën u arrestuan disa persona të tjerë, përfshirë ish-policin Jeton Lami. Ky i fundit njihet për faktin se ka qenë personi i fundit i parë me biznesmenin Ervis Martinaj para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë. Sipas raportimeve, ngjarja e ndodhur lidhej me një gjobë prej 500 mijë eurosh. Versus.al