@blerim.nika90: Mbrëmë, në Nju Jork, anëtarja e Çetës “Pjetër Bogdani”, znj. Elizabeta Mrijaj, pati nderin të shërbente si përkthyese e Kardinalit tonë, Dom Ernest Simon Troshani, gjatë takimit me besimtarët. Kardinali iu drejtua të pranishmëve me fjalë të urta, këshilla të çmuara shpirtërore dhe mesazhe të frymëzuara nga mësimi dhe tradita e Kishës Katolike. Në mesin e të pranishmëve kishte një numër të madh besimtarësh, ndër ta edhe shumë amerikanë, të cilët morën pjesë me përkushtim dhe respekt në këtë takim shpirtëror. Në përmbyllje të shërbesës, Eminenca e Tij, Kardinali Dom Ernest Simon Troshani, kreu edhe ritin e lutjes së eksorcizmit, në përputhje me traditën dhe disiplinën e Kishës Katolike. Me mirënjohje të thellë, falënderojmë Kardinalin tonë, Dom Ernest Simon Troshani, për shërbesën e tij të palodhur, për dëshminë e jetës së tij kushtuar Zotit dhe Kishës, si dhe për bekimet dhe fjalët e tij të vyera që ua përcjell besimtarëve shqiptarë dhe mbarë njerëzimit. Lutemi që Zoti ta forcojë, ta mbrojë dhe ta udhëheqë gjithmonë në misionin e tij baritor, për lavdinë e Hyjit dhe në shërbim të Kishës e të njerëzve. Ad multos annos, Eminencë! Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë gjithmonë! Blerim Nika Çeta Pjetër Bogdani 23.09.2026 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍🇽🇰🇩🇪 #albania #viral #fyp #kosova🇽🇰
Blerim Nika †
Region: CH
Wednesday 23 September 2026 11:49:06 GMT
Music
Download
Comments
There are no more comments for this video.
To see more videos from user @blerim.nika90, please go to the Tikwm
homepage.