@zeri_al: ‘Plas’ sherri në Durrës, shefi i Komisariatit të Krujës qëllohet me shpullë në mes të rrugës‼️ Një incident i regjitruar në Durrës është bërë viral në rrjete sociale, pas publikimit të një video ku dy drejtues mjetesh përfshihen në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. Siç duket në video, një drejtues makine zbret nga automjeti i tij dhe godet me shpullë një person që drejtonte motorin. Në pamje, duket se gjithçka nisi kur ky i fundit, i drejtohet fillimisht me fjalë drejtuesit të makinës, i cili më pas zbret dhe e qëllon. Pamjet janë ripostuar nga ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi, i cili pretendon se personi që është në motor dhe që u qëllua është shefi i Komisariatit të Krujës Elton Shahini. Ky i fundit ka qenë më parë shef i komisariatit nr.1 në Tiranë. “Kjo video tregon se ku është katandisur shteti. Ky me motor që e rrahin në mes të rrugës në Durrës, para një muaji, si gomarin në duhan, është shefi i Komisariatit Krujë, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë. Ky që e rreh, si duket, duhet të ketë të “drejtë”, se ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë “vartës”, nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar. Ndoshta është edhe oficer i SHISH-it, të Trëndafilë Vlora Hysenit, dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fikë “radarin” shefit të Komisariatit të Krujës. Ehhh, ku jemi katandisur! Kur rrihet në mes të rrugës një shef komisariati, vaj medet çfarë sigurie do të ofrojë kjo polici për qytetarët. Dhe jo vetëm e ka rrahur, por nuk e ka lënë të bëjë as denoncim, si duket. Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit: edhe të rrahin, edhe nuk të lënë të “qash”. Me siguri, SHISH-i i Durrësit duhet të ketë “bërë” raport për këtë ngjarje “argëtuese” për qytetarët që ishin të pranishëm aty në këtë moment “pikant”, shkruan Murrizi krahas videos. #zeri #eltonshahini #myslymmurrizi #viral
ZËRI
Region: AL
Friday 25 September 2026 10:09:40 GMT
Music
Download
Comments
lucky138 :
Far shpulle
2026-09-25 11:21:54
4
kotinblwwxl :
2026-09-25 10:38:57
9
username023 :
Jozi🙏🙏🙏
2026-09-25 11:17:23
0
Filani :
Jozi i ka te planifikuara ky eshte gango nuk do tja di ke ka perball. Jozi e ben per tiktok.
2026-09-25 11:06:01
5
glaok44 :
hajde gjuajtje hajde
2026-09-25 10:46:52
5
🇦🇱👑Ani👑🇦🇱 :
i Ka hy verna nqef policve
2026-09-25 11:32:14
0
lali.al.8 :
Thane qe kane degjuar mbas disa ditèsh" Qifsha nenen time se kisha me Ty"😁😁
2026-09-25 11:34:42
0
Egeca🦁 :
A ja dhat syset
2026-09-25 11:53:31
0
👻 :
jozi nr 2
2026-09-25 11:06:02
1
Gii33 :
😅😅
2026-09-25 10:44:24
0
To see more videos from user @zeri_al, please go to the Tikwm
homepage.