@chinese.trends4: #foryoupage #rumivibes #trending #viralshorts #kpoper

Chinese Trends
Chinese Trends
Open In TikTok:
Region: PK
Sunday 27 September 2026 17:25:54 GMT
11320
275
8
11

Music

Download

Comments

ahphalla6
Äh Phāllä :
😳😳😳
2026-10-04 05:41:55
0
dirkauponce
dirkauponce :
🥰🥰🥰
2026-09-28 06:48:33
0
iona.sam2
Iona Sam :
🥰🥰🥰
2026-09-27 18:46:45
0
darleni.fernndez
Darleni Fernández :
😭😭😭
2026-09-27 18:35:57
0
denilson.ferreira2550
Denilson Ferreira prata :
🥰🥰🥰
2026-09-27 18:27:28
0
jordanwilliams7664
Koketso bunny basetsana :
😊😊😊
2026-09-27 18:00:38
0
user4054803832551
divine :
🥰🥰🥰
2026-09-27 17:38:25
0
ahphalla6
Äh Phāllä :
😂😂😂
2026-10-04 05:41:55
0
To see more videos from user @chinese.trends4, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Paga e 13-të apo Dinjiteti i Fundit? Pse QKUK-së i duhet urgjentisht një
Paga e 13-të apo Dinjiteti i Fundit? Pse QKUK-së i duhet urgjentisht një "Palliativstation" ​ ​Kur flitet për buxhetin e shtetit, shifrat shpesh na verbojnë. Premtimet e fundit politike për shpërndarjen e të ashtuquajturës "pagë e 13-të" për rreth 83,000 punonjës në 34 komunat e Kosovës kapin një shifër marramendëse prej rreth 100 milionë eurosh. Këto lloj politikash shpesh duken më shumë si llogari elektorale për të siguruar mbështetje politike sesa si investime strategjike për të ardhmen. ​Nëse kjo shumë do të orientohej drejt modernizimit të qendrës spitalore, do të kishte efekte shumë më afatgjata. Është paradoksale të flitet për standarde evropiane kur pacientët ende duhet të sjellin batanijet dhe çarçafët e tyre nga shtëpia. Një investim i tillë në shëndetësi jo vetëm që do të përmirësonte kushtet e punës dhe do të krijonte vende të reja pune, por do të ngrinte edhe moralin e stafit mjekësor. Nga ana tjetër, deklaratat për gjoja 171 ekspertë të kyçur në stafin mjekësor mbeten shpesh vetëm në letër dhe nuk e mbulojnë dot realitetin e zymtë në terren. ​Ndërsa miliona derdhen për shpenzime të çastit, në zemër të sistemit shëndetësor publik të Kosovës – në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë – ekziston një boshllëk që flet shumë për gjendjen tonë morale: mungesa e plotë e një Palliativstation (reparti të posaçëm të kujdesit paliativ) të mirëfilltë. ​Në vendet e Evropës Perëndimore, si në Gjermani, një Palliativstation është streha e fundit e paqes dhe e dinjitetit njerëzor. Janë dhoma të qeta, ku pacientët në fazat e fundit të sëmundjeve të rënda trajtohen me medikamentet e duhura kundër dhimbjeve, të rrethuar nga stafi i specializuar mjekësor, psikologët dhe mbi të gjitha – nga familjarët e tyre, të cilët lejohen dhe inkurajohen të qëndrojnë pranë tyre deri në frymën e fundit. ​Në Kosovë, një standard i tillë njerëzor në sistemin publik është ende një luks që nuk ekziston. Kujdesi për njerëzit në ditët e tyre të fundit u lihet plotësisht mbi supe familjeve, të cilat shpesh përballen të vetme, pa mbështetje institucionale, pa kushte dhe nën dhimbje të mëdha shpirtërore e fizike. ​Shtrohet pyetja: A nuk do të ishte më e drejtë, më humane dhe më largpamëse që një pjesë e këtyre fondeve publike – apo qoftë edhe një pjesë e këtij buxheti prej 100 milionë eurosh – të investohej në ndërtimin, pajisjen dhe funksionalizimin e një Palliativstation-i modern në Prishtinë? ​Të pagash administratën është e rëndësishme, por të garantosh se një qytetar mund të ndërrojë jetë me dinjitet njerëzor, pa dhimbje dhe i qetë, është testi më i lartë i civilizimit të një shteti. Politika duhet të ndalet dhe të reflektojë: paratë publike duhet të shkojnë aty ku digjet shpirti i njeriut! Minir Sadiku ✍️

About