@jetamekrishtin: MISTERET E RRUZARES I - Misteret e gëzimit, (të hënën dhe të shtunën). 1. Në misterin e parë të gëzimit të mendojmë: Të falurit e Kryeengjëllit Gabriel me të lumen Zojë. Engjëlli i tha Marisë: “Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja do të mbetesh shtatzënë e do të qitësh në dritë një djalë”. Atëherë, Maria i tha: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”. (Lk 1, 30.31.38) Pas secilit mister thuhet: Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen! (1 herë) Të falemi, Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë, dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! (10 herë) Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt! Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen! (1 herë) Qoftë lavdëruar dhe nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Hyjit. Zënë pa mëkat të rrjedhshëm. (1 herë) O Jezusi im, na i fal mëkatet tona, na shpëto prej flakës së ferrit dhe çoji në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde. (1 herë)2. Në misterin e dytë të gëzimit të mendojmë: Takimin e Virgjërës Mari me shenjtën Elizabetë. Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. Ajo hyri me nxitim në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. Tashti, porsa Elizabeta e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharorin e saj. (Lk 1, 39.41) 3. Në misterin e tretë të gëzimit të mendojmë: Lindjen e Jezu Krishtit fëmijë në shpellë të Betlehemit. Maria e Jozefi, u ngjitën prej qytetit të Nazaretit të Galilesë, në Jude. Tashti, ndërsa ata po gjendeshin atje, i erdhi koha të lindë. Ajo lindi djalin e vet, të parëlindurin, e mbështolli në shpërgënj dhe e vendosi në grazhd, sepse në bujtinë nuk pati vend për ta. (Lk 2, 4.6.7) 4. Në misterin e katërt të gëzimit të mendojmë: Çuarjen e Jezu Krishtit fëmijë në tempull të Jerusalemit. E çuan Jezusin në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, sikurse shkruan në ligjin e Zotit: “Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit”. (Lk 2, 22.23) 5. Në misterin e pestë të gëzimit të mendojmë: Gjetjen e Jezu Krishtit ndër dijetarë në tempull të Jerusalemit. Jezusi, ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të tij. Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. (Lk 2, 43.46) Në fund të Rruzares themi: Të falemi, Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekullplot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen! M: Lutu për ne, o shenjtja Nëna e Hyjit! P: Që të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit! Të lutemi: O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, që nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e përgatite trupin dhe shpirtin e Virgjërës Mari, që të bëhet banesë e denjë e Birit tënd: Bëj që ajo, të cilën me gëzim po e përkujtojmë, me ndërmjetësimin e vet të mëshirshëm të na shpëtojë prej të këqijave të tanishme dhe nga vdekja e amshuar. Nëpër të njëjtin Krisht, Zotin tonë. Amen! Pastaj themi edhe: Një Ati ynë..., Të falemi, Mari..., dhe Lavdi Atit... në nder të Trinisë së Shenjtë, sipas nijetit të shenjtit Atë papë dhe për nevojat e Kishës.Amen #rruzarjaeshenjtë #rosary #rosenkranz #avemaria🙏 #virginmary
Jeta me Krishtin
Region: DE
Monday 28 September 2026 15:07:30 GMT
Music
Download
Comments
gotomyangel :
🙏🙏🙏💒💒💒Amen o Zoje e Bekume e Jezus Krisht Amen🙏🙏🙏🙏💒💒💒
2026-10-17 23:29:34
0
A Christian for life :
O ty te rujt Krishti e Zoja se shum te mire e ke ba vidion ✝️ngadal e krejt paqe ishte kjo rruzare 🙏🏻🫠
2026-09-28 20:25:42
7
Gjon Aliaj :
UNE BESOJE NE ATIN E BIRIN E SHPIRTIN E SHENJTE 🙏🙏🙏 POR JO NE KISHE!!!
2026-10-01 19:08:31
1
Luna kastrioti ✝️🇦🇱 :
2026-09-29 07:10:51
1
Marija Prekpalaj :
Rruzarja E Shejt Na Ndihmo Amen🙏
2026-09-29 06:49:03
1
PD :
Amen o Zoja Bekume🙏🙏🙏🙏❤️❤️❤️❤️
2026-09-28 17:09:43
1
lu lu :
Amen🙏🏻
2026-09-30 17:54:14
1
Edmir Ramaj :
Amin Ishadha 🤲
2026-09-29 06:51:11
1
Familjajemejetajeme :
Amen 🙏zoti trujt edhe ty🙏🙏
2026-09-29 12:06:21
1
filekoni :
amin
2026-09-28 22:49:49
1
shega :
Amen🙏⚘️🙏⚘️🙏✝️✝️✝️
2026-09-29 08:10:31
1
Mark Zimaj 🇦🇱UÇK Mirditor 🦅 :
2026-09-28 17:24:09
2
Olta :
2026-09-29 19:25:44
1
upsiiii :
Amen
2026-09-29 18:35:19
1
MBN :
Amen o zot
2026-09-28 20:59:10
1
REI :
Amen 🙏🙏🙏🙏🙏
2026-09-29 08:01:06
1
graceful.soul :
2026-09-28 22:25:55
2
Useer✨⭐️ :
Amen
2026-09-28 19:19:28
1
stenjof_mo :
amin o zot
2026-10-15 20:30:02
0
lovebebe :
Amin gospodu bogu 🙏🙏🙏❤️❤️❤️
2026-10-12 08:30:35
0
Violeta Avdijaj :
Amen🙏
2026-10-11 13:53:40
0
Akin :
Faleminderit per kete video, me ka ndihmuar shume ne lutjen e rosarios 🫶
2026-10-11 08:21:20
0
Denada Nada552 :
Amen
2026-10-10 20:22:15
0
Edi :
Amen❤️🙏❤️🙏❤️🙏🥰🥰🥰🥰🥰❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️🌹🌹🌹🌹🌹🌹🥰🥰❤️❤️❤️❤️❤️
2026-10-17 17:57:04
0
To see more videos from user @jetamekrishtin, please go to the Tikwm
homepage.