@showbizishqiptar20: "PORTOKALLIA" TALL PROTESTUESIT/ TOP CHANNEL E KTHEN PROTESTEN NË SPEKTAKËL HUMORI Një skeç i transmetuar në emisionin "Portokalli" n Top Channel ka vendosur ne qender te humorit protesten dhe protestuesit, duke sjellë një interpretim satirik të asaj që ndodh ne shesh. Në pamjet e transmetuara, protesta dhe pjesëmarrësit e saj përdoren si material për batuta dhe situata komike. Pikërisht kjo mënyrë e trajtimit ngre pyetjen: ku përfundon satira dhe ku fillon banalizimi i nje proteste reale? Protestuesit dalin ne rruge per te shprehur pakenaqësite dhe kërkesat e tyre, ndërsa në ekranin e një prej televizioneve më te medha nế vend, protesta shnderrohet ne subjekt humori. Humori dhe satira politike jane pjese e lirisé së shprehjes dhe prej vitesh "Portokalli" ironizon figura dhe ngjarje të aktualitetit. Megjithate, kur objekt i humorit behen qytetaret që protestojnë, mënyra e trajtimit mund të shkaktojë debat mbi kufirin mes satirës dhe talljes me protestuesit. Një tjetër pikëpyetje eshtë nëse i njëjti standard satire zbatohet me të njëjtën forcë ndaj të gjitha palëve politike dhe institucioneve që janë objekt i protestave. Pamjet flasin vetë dhe publiku mund të gjykojë: ishte thjesht humor, apo protesta dhe protestuesit u kthyen ne objekt talljeje? REVEAL MEDIA #revealmedia #fypシ゚viral🖤tiktok