drismethebibi :
Ju bëjë thirrje dhe ju lutem të gjithëve për qetësi,paqe, mençuri, maturi dhe përgjegjësi ligjore e shtetērore.
Çdo mosmarrëveshje duhet ta zgjidhim me dialog,me ligj dhe respekt të dyanshëm duke i zbatuar ato për të cilat biem dakord bashk. Kërcënimet, dhuna, përleshjet, lëndimi i njerëzve apo dëmtimi i pronës nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë zgjidhje.Aq më pak mes nesh shqiptarëvet tē Kosovēs që kemi përjetuar vuajtje të papara, masakra, dhunë dhe gjenocid nga kasapi i Ballkanit dhe krimineli Millosheviq në të kaluaren e afērt..
Besoj se kemi mësuar mjaft nga e kaluara e hidhur dhe disfatiste për të mos na u përsëritur kurrë më njëjtat vuajtje dhe disfata fatale.
Problemet tona i zgjidhim duke biseduar me njëri-tjetrin si vēllēzēr, dhe jo duke u përplasur dhe konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin si armiq Kosova ka nevojë për unitet,ligjshmeri,kushtetushmēri, paqe, urtësi dhe përgjegjësi ligjore.
Liria ka emër. Lavdi e përjetshme dëshmorëve!
Drejtësi për gjithē çlirimtarët!
2026-10-06 10:35:26