@replike_media: Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sekuestros preventive për një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, duke rrëzuar ankimin e Igli Tares. Bëhet fjalë për vilën familjare 2F nr.188/1, me sipërfaqe totale 478 metra katrorë, nga të cilat 142.6 metra katrorë janë sipërfaqe ndërtimi. Sekuestroja ishte vendosur më 9 shtator 2026 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, pas kërkesës së SPAK. Tare e kishte kundërshtuar masën e sigurimit pasuror, por Apeli ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Pasuria është pjesë e hetimeve të SPAK në dosjen ku nën hetim është edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Sipas organit të akuzës, vila dyshohet se lidhet në mënyrë indirekte me Ballukun, ndërsa në dokumentacion rezulton e regjistruar në emër të Igli Tares. Ndaj këtij të fundit rëndon dyshimi për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Ky është rasti i dytë që lidhet me një vilë të regjistruar në emër të Tares. Më herët, Apeli i GJKKO kishte lënë në fuqi edhe sekuestron preventive të një tjetër vile në Gjilekë të Dhërmiut. Hetimet e SPAK për çështjen vijojnë, ndërsa për të gjithë personat nën hetim vlen parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Replikë media official
Replikë media official
Open In TikTok:
Region: AL
Monday 05 October 2026 14:46:55 GMT
1999
19
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @replike_media, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About