@rtvklanofficial: Denoncimi i peshkatarëve: Kryetari na detyronte të peshkonim Korani në sezonin e ndalimit Peshkatarët e Pogradecit denoncojnë në “Stop” kreun e OMP-së, Adriatik Dokollari, i cili prej rreth 23 vitesh, drejton organizimin e peshkimit në zonë.Sipas denoncuesve, Dokollari është përjashtuar nga Gjykata e Korçës, për peshkim të paligjshëm, e pavarësisht nga kjo, ai kandidon sërish për drejtimin e OMP-së. Peshkatarët ngrenë edhe shqetësimin, se prej 5 vitesh mungon inspektori i peshkimit, ndërsa sipas tyre, situata nuk është raportuar siç duhet pranë Ministrisë së Bujqësisë.Denoncuesit akuzojnë gjithashtu kreun e OMP-së, se përdor peshkatarë dhe rreth 20 varka, pa i paguar, ndërsa të ardhurat përfundojnë në xhepat e tij. Ata pretendojnë se edhe makina e OMP-së përdoret për nevoja personale, ndonëse kontrata e saj, kishte përfunduar prej dy muajsh.Një tjetër pikë e fortë e denoncimit lidhet me shitjen e rrjetave të ndaluara. Në një verifikim të “Stop”, Adriatik Dokollari orienton ekipin drejt dyqanit të djalit të tij, ku gjenden rrjeta të llojeve, që peshkatarët pretendojnë, se janë të ndaluara, si edhe disa motorrë të sekuestruar. Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Stop

RTV KLAN
RTV KLAN
Open In TikTok:
Region: AL
Monday 05 October 2026 19:00:00 GMT
60373
1129
2
280

Music

Download

Comments

officia0707
12345678910 :
Poo kta kan te drejtee “” ataa shum te drejte kane por ce do s ka shtettt jooo
2026-10-05 19:58:14
10
user198544192
... :
😂😂😂
2026-10-05 19:08:09
0
To see more videos from user @rtvklanofficial, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About