@joq: Ngjarja na vjen nga zona e Rinasit, ku shtetasi polak, rezident në Angli, Tomasz Daniel Fortuna, 27 vjeç, kishte marrë përsipër të bënte “turizëm grabitqar”, duke vjedhur në disa biznese të zonës. Në vendin ku drejtësia shpesh fle gjumë mbi dosjet e pluhurosura, më në fund Policia e Krimit bëri një vepër të mirë, duke treguar se, kur duan, dinë t’ua vënë prangat hajdutëve e jo t’ua shtrëngojnë duart. E gjithë kjo aventurë kriminale nuk mbaronte te dera e bizneseve, pasi Robin Hood-i ynë i natës ishte “strehuar” brenda Aeroportit të Rinasit, ku kalonte netët duke fjetur. Gjatë ditës plaçkiste bizneset e zonës, ndërsa natën e kalonte në komoditetin e aeroportit. Për fat të mirë, ky gjumë i ëmbël u prish nga uniformat blu, të cilat këtë herë nuk ndoqën shembullin e drejtorit të tyre, Keno, i cili shquhet për përqafimin e grupeve kriminale, por vendosën të reagonin ndaj krimit, duke i dhënë një dritë jeshile shpresës se ndoshta shteti po zgjohet nga letargjia.

JOQ Albania
JOQ Albania
Open In TikTok:
Region: AL
Tuesday 06 October 2026 11:20:40 GMT
24157
172
1
9

Music

Download

Comments

hyrijepermeti
lilly :
😱😱😱
2026-10-06 12:21:49
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About