@kristinakore7: 🎃 Tetori = sezoni i supave 🍲🍂 Sot provova një supë kineze pule pa ujë — dhe po, quhet supë edhe pse nuk i shtova asnjë pikë ujë dhe as vaj. 😅 Në tenxhere vendosa pulën së bashku me lakër të bardhë, selino, lakër kineze, qepë, majdanoz, mollë jeshile 🍏, xhenxhefil, goji berries dhe përzierjen time të erëzave. Pak kripë ndihmon perimet të lëshojnë lëngun e tyre dhe gjatë gatimit krijohet gradualisht i gjithë lëngu që shihni në fund. 🍲 Pra, uji që shihni në supë vjen nga vetë përbërësit. 💧 Dhe pjesa ime e preferuar? Kur u ftoh, lëngu u kthye pothuajse në xhelatinë. Kjo ndodh sepse gjatë gatimit të pulës, sidomos kur përdoren pjesë me lëkurë, kocka dhe ind lidhor, kolagjeni shpërbëhet dhe kalon në lëng në formën e xhelatinës. 🍗 Nga ana ushqyese, kemi një kombinim shumë të mirë: 🥬 lakrat dhe perimet → fibra, folate, vitaminë C dhe fitonutrientë 🫚 xhenxhefili → gingerolë dhe komponime të tjera bioaktive 🔴 goji berries → karotenoide, veçanërisht zeaxanthinë 🍎 molla jeshile → fibra dhe polifenole 🍗 pula → proteina me vlerë të lartë biologjike Jemi në tetor, temperaturat po bien dhe bashkë me to fillon edhe sezoni i virozave dhe gripit. Sigurisht, asnjë supë nuk parandalon apo kuron gripin, por një ushqyerje e balancuar, proteina të mjaftueshme, vitamina, minerale dhe hidratim i mirë mbështesin funksionimin normal të sistemit imunitar. 🤍 Unë përgatis edhe plane ushqimore të personalizuara sipas analizave, nevojave dhe objektivave individuale, për rënie në peshë, PCOS, mirëqenie dhe krijimin e zakoneve ushqimore të qëndrueshme. 📩 Sepse ushqyerja e shëndetshme nuk ka pse të jetë pulë e thatë me sallatë çdo ditë. 😅🍲 Tetori sapo filloi. Sezoni i supave është zyrtarisht i hapur. 🎃🍂 #chinese #chinesefood #soup #broth #chicken

Kristina Kore
Kristina Kore
Open In TikTok:
Region: AL
Tuesday 06 October 2026 18:52:00 GMT
66300
1674
27
294

Music

Download

Comments

user.usser.user1
hope_faith_97 :
kellira
2026-10-07 01:03:14
0
isanzant
Isan Zante :
Nuk eshre laker kineze po ska gje se aq di
2026-10-06 20:42:08
25
soniii_4
Soni :
Zakonisht kur gatuhet floket duhet te jen te kapura 🤷‍♀️
2026-10-06 20:51:14
7
belgium730
Belgium :
Jo moter ujin e ka lshu perimet e ngrira
2026-10-06 20:45:39
37
user3448174641200
user3448174641200 :
Ajo nuk eshte fare pul fshati,, dhe kjo do te thote qe nuk e ngren kurr pulen e fshatit
2026-10-06 20:40:36
14
loku_vogel3
🇦🇱Loku_vogel🇺🇸 :
Kore ca do me then😅
2026-10-06 23:50:24
0
user30561373837492616626
user683035163& :
Ku e ke blerë setin sportiv që ke veshur!?🥰
2026-10-06 19:47:21
1
arcane_wandererx
arcane_wandererx :
2026-10-06 22:57:39
3
usernotfound12345698
user123 :
shum bukur te lumshin duart❤️
2026-10-06 21:45:50
0
user1319868110321
adelanisi :
te lumshin duart ❤️
2026-10-06 21:34:33
2
27.kejdi
Kejdi :
Te rradhes beje sup pule pa pule
2026-10-06 20:51:52
16
mrfix777
mrfix777 :
Shum e shijshme duket pula
2026-10-06 19:18:58
7
bordilsan
Bordils :
Pate varje lekure? Nga humbja e peshes?
2026-10-06 19:15:17
0
dinodinca
Dino Dinca🇦🇱🦅🇽🇰🦅🇩🇪 :
edhe mollen me doreza se mos ti vije era durve 🤣🤣🤣
2026-10-07 01:04:48
0
tsopranos1
Tony Soprano :
hjd pul hjd 💫
2026-10-07 01:10:45
0
valietaballgjini
valietaballgjini :
[Lacrime di gioia][Lacrime di gioia][Lacrime di gioia]
2026-10-06 20:57:47
0
sofiana0604
Sofiana :
😂😂😂
2026-10-06 21:41:57
0
To see more videos from user @kristinakore7, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About