@infolab24: Astronautja franceze Sophie Adenot është rikthyer në Tokë pas 237 ditësh të kaluara në hapësirë, duke vendosur një rekord të ri evropian për kohën më të gjatë të qëndrimit në orbitë. Adenot u ul të enjten në Oqeanin Paqësor, në brigjet e San Diegos në Kaliforni, së bashku me astronautin rus Andrei Fediaiev dhe amerikanët Jessica Meir e Jack Hathaway. Katër anëtarët e ekuipazhit përjetuan minuta intensive gjatë kthimit, përfshirë hyrjen me shpejtësi të lartë në atmosferë dhe uljen nën parashuta, ndërsa komunikimet u ndërprenë përkohësisht. Pas daljes nga kapsula, astronautët iu nënshtruan një kontrolli të shkurtër mjekësor, para se të transportoheshin drejt Shteteve të Bashkuara. Adenot më pas do të udhëtojë drejt Këlnit, ku do të nisë një program rikuperimi disa-javor. Adenot u bë në shkurt francezja e dytë që kaloi vijën Kármán, pas Claudie Haigneré, ndërsa gjatë misionit realizoi edhe tri dalje në hapësirë. Me 237 ditë në orbitë, ajo ka thyer rekordin evropian të mbajtur më parë nga astronauti italian Luca Parmitano, i cili qëndroi 201 ditë në hapësirë gjatë viteve 2019–2020.# #kosova #shqiperia
InfoLab
Region: XK
Thursday 08 October 2026 18:48:16 GMT
Music
Download
Comments
cadi :
po👍
2026-10-08 19:01:59
0
Berat :
War gute Wetter in male
2026-10-08 18:54:25
0
To see more videos from user @infolab24, please go to the Tikwm
homepage.