@rtvklanofficial: “Me dy milionë lekë e mbyllim”/ Blerja në 2019, prona bllokohet në Kadastër Biznesmeni Vladimir Kosta tregon se bleu në vitin 2019 një pronë në Kombinat përmes një kontrate të rregullt shitblerjeje. Pas konfliktit mes trashëgimtarëve të familjes Xhametaj për ndarjen e parave, prona u bllokua nga Kadastra, pavarësisht se gjykata e konsideroi kontratën të rregullt. Në një kamerë të fshehtë, avokati Ilir Uka i kërkoi Kostës 2 milionë lekë të vjetra për heqjen e kufizimit. Pas ndërhyrjes së “Stop”, dokumentacioni u plotësua dhe prona u zhbllokua. Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #TvKlan #Stop