@rinaaskitchen: Revani me shërbet!🤌🏻 Përbërësit: • 4 vezë • 13 lugë vaj • 13 lugë qumësht • 13 lugë sheqer • 13 lugë miell • 1 bustinë pluhur për pjekje Për shërbetin: • 2 gota ujë • 2 gota sheqer • Feta limoni Përgatitja: Në një enë përziejmë vezët me sheqerin. Më pas shtojmë vajin dhe qumështin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin, e përziejmë përsëri dhe në fund shtojmë pluhurin për pjekje. Masën e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta. Bëjmë provën me thikë: nëse del e pastër, revanija është gati. Ndërkohë përgatisim shërbetin: ziejmë ujin me sheqerin për rreth 10 minuta. Shërbetin e ftohtë ia hedhim revanisë së nxehtë. Ju bëftë mirë!🥰 @rinaaskitchen #revani #revanimesherbet #iftar #Ramadan #viral