@urgjent.com: Premtimi për ndryshimin e rregullave të importit të veturave në Kosovë mund të hyjë së shpejti në fazën konkrete ligjore, pasi Projektligji për Automjete figuron në Programin e Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026–2028. Sipas programit zyrtar të miratuar nga Qeveria, Projektligji për Automjete është paraparë të procedohet me afat më 30 tetor 2026. Dokumenti e rendit atë në mesin e projektligjeve që bien në fushën e transportit. Çështja ka marrë vëmendje të shtuar ditët e fundit, pasi komuniteti “Marakli t’kerreve” i është drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës duke kërkuar realizimin e premtimit për heqjen ose ndryshimin e kufizimit 10-vjeçar për importin e automjeteve.Gjatë fushatës zgjedhore ishte premtuar që modeli aktual të ndryshohej dhe që kufizimi i bazuar vetëm në vjetërsinë e veturës të zëvendësohej me kritere që lidhen më shumë me standardet e emetimeve dhe kërkesat evropiane. Aktualisht, Ligji për Automjete nuk lejon importimin në Kosovë të automjeteve më të vjetra se 10 vjet. Për ta ndryshuar këtë rregull nuk mjafton një vendim administrativ i Doganës, por kërkohet ndryshim i Ligjit për Automjete dhe miratim i tij në Kuvend. Komuniteti “Marakli t’kerreve” kishte kërkuar pikërisht këtë, duke thënë se çështja prek jo vetëm adhuruesit e automjeteve, por edhe mijëra qytetarë, familje dhe biznese që merren me importimin, shitjen dhe përdorimin e veturave. “Marakli t’kerreve nuk po kërkon më një premtim. Po kërkon realizimin e premtimit”, thuhej në reagimin e tyre publik. Ata kanë kërkuar që modeli i ri të mos bazohet vetëm në vitin e prodhimit, por të marrë në konsideratë edhe standardet e emetimit të gazrave, sigurinë teknike dhe gjendjen reale të automjetit. Projektligji i ri për Automjete është në përgjegjësi të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Edhe në dokumentet e mëhershme strategjike të Qeverisë, hartimi i Ligjit të ri për Automjete është renditur në kuadër të përmirësimit të legjislacionit të transportit dhe harmonizimit të tij me direktivat e Bashkimit Evropian. Megjithatë, fakti që Projektligji është futur në programin legjislativ nuk do të thotë automatikisht se kufizimi 10-vjeçar është hequr. Përmbajtja përfundimtare e draftit duhet të tregojë nëse Qeveria do ta përfshijë konkretisht premtimin për liberalizimin e importit dhe me cilat kritere do ta zëvendësojë kufizimin aktual. Po ashtu, pas miratimit nga Qeveria, projektligji duhet të procedohet në Kuvend, të kalojë shqyrtimin parlamentar dhe të votohet para se ndryshimet të mund të hyjnë në fuqi. Pra, kërkesa e “Marakli t’kerreve” vjen në një moment kur Ligji i ri për Automjete tashmë është në agjendën legjislative të Qeverisë. Tani mbetet të shihet nëse versioni që do të procedohet do ta përmbajë edhe heqjen e kufizimit 10-vjeçar të premtuar gjatë fushatës. /Urgjent.com/ #fyp
Urgjent Inc.
Region: CH
Sunday 11 October 2026 10:01:32 GMT
Music
Download
Comments
noli111 :
hajt ishalla pe ban qita se moti jem tu prit bile heken do kerre lloma prej kosove e vin do ma t reja
2026-10-11 11:52:12
0
BEKA🇨🇭 :
o vallah shum e thjesht asht me ba ni protest mi qit kusht ose heqne ose mos me votu ma kurr
2026-10-11 13:18:59
0
HBBBBIIII :
o Akcizen edhe Doganan lirojeni e hekjuni pallavrava mbi 10 vite ashtu ajri i ndotur edhe prap me ndot kqyrini ligjet e Eu e imitojini
2026-10-11 12:59:30
0
Labi Bytyqi :
Hajde perhajer ishallaha bahet
2026-10-11 12:48:52
3
bedro :
Nese i permbush premtimet krej kosova ka me perkrah veq premtimet ne qit 4vjeqar qeveri ishalla i permbush
2026-10-11 11:13:16
11
AutoSalloni " L E D I "🇳🇴 :
po duhet mu hek po kta sjan mir ne kry a e dini sa kerri sillet i vitit 1988 e deri 2015 ki kerre me miljona tash po del qe ni golf 2 a 3 po del ma ne regull se kta vitit deri 2015
2026-10-11 11:39:16
6
☆🇦🇱🦅ℂ𝕚𝕞𝕞𝕒🦅🇦🇱☆ :
Ishalla e une a mundem me regjistru ekam 2009
2026-10-11 13:32:46
1
B.S :
rrespekt kurti🙌
2026-10-11 11:34:56
8
user8108145360328 :
Per hajr na koft ✨🌟💪✨🌟🇽🇰🇦🇱🇽🇰Albin Kurti 🇽🇰🇦🇱 kur e thot e bon ska hajgare
2026-10-11 11:49:37
3
hahahaha.237 :
Albin baba
2026-10-11 11:12:21
5
user9275104778488 :
Po hekne mo at akziz kontrollen teknike duhet mi bo ma mir jo me ngjofsi duhet ligji me funksionu
2026-10-11 10:26:07
17
mickymaussssssssssssssss :
Po bre po golf 2 nuk bjen mo kerkush me doganu po doj kere te veqanta na ni bot jem veq kufini Rugor nadan e jo ne hava pse jo mu doganu naj makin 1980 1990 2000 viteve
2026-10-11 12:57:13
1
FL :
tgjitha shtetet e rajonit e kan me Euro 5 .shpresoi qe do mirret ky vendim per rigjistrimin e automjeteve.
2026-10-11 10:35:11
3
Krasniqi Bau.e.k :
Para 3 vjete ka dal kjo per me hek dej sod se kan hek
2026-10-11 12:02:01
0
MERKI BUDURI OFFICIAL :
opozita se voton
2026-10-11 11:06:42
0
AM :
ishalla bahet s shtetet pereth neve ekan ero 4 po edhe zvicrr ka edhe ero 3shin shipni maqedoni serbi mal zi ero 4 qe sendytin ajrin
2026-10-11 12:38:06
1
Mic :
Mane fund
2026-10-11 13:26:02
0
J :
Bravo bini👏👏👏
2026-10-11 10:32:00
0
R Ademi🇨🇭 :
te pakten per disporen 🥰
2026-10-11 10:51:26
2
Zogaj :
duhet qe ta hjek dhe Akcizen se e blen nje kerr rreth 4000 euro dhe Regjistrimi i ti te behet mbi 3000 euro kshtu qe nuk ja vlen apet me ble kerr me te vjeter se 10 vite
2026-10-11 12:28:39
0
Miki :
Respekt Kryeminister🙏
2026-10-11 12:26:00
0
Mentor peja :
inshallah
2026-10-11 12:21:36
0
januzaj 03 :
lejim q gjamav te errsuar 100% me vule librez me ni pages vogel vjetore
2026-10-11 11:39:49
0
arben :
hajde mo
2026-10-11 11:22:28
0
Rexhep Halili :
ishallah
2026-10-11 13:13:08
0
To see more videos from user @urgjent.com, please go to the Tikwm
homepage.