@slim3.wrld: #Patsnation

Slim3.wrld
Slim3.wrld
Open In TikTok:
Region: US
Sunday 11 October 2026 21:07:21 GMT
907
69
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @slim3.wrld, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Presidenti Donald Trump dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të ambasadores së SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, pas një serie raportimesh që pretendojnë se ajo është përfshirë në sjellje të papërshtatshme dhe ndoshta të paligjshme, përpara dhe gjatë mandatit të saj në Athinë. Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi të dielën se Trump dhe Rubio janë “jashtëzakonisht të zemëruar” për sjelljen e raportuar të Guilfoyle dhe se ka të ngjarë të vendosin këtë javë se çfarë masash do të ndërmarrin, pas festës së Ditës së Kristofor Kolombit të hënën. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi konsultimet e brendshme, tha se Rubio ishte veçanërisht i zemëruar, jo më pak sepse kishte vizituar Athinën vetëm javën e kaluar dhe Guilfoyle kishte marrë pjesë në shumicën, nëse jo në të gjitha, aktivitetet e tij. Ajo e kishte përshëndetur atë me një përqafim të fortë sapo kishte mbërritur, ndërsa pretendimet po bënin xhiron e mediave. Në një seri artikujsh, The Wall Street Journal ka raportuar për sjellje të diskutueshme të Guilfoyle, përfshirë një kërcënim të pretenduar ndaj një zyrtari të vendit pritës, pranimin e dhuratave dhe shërbimeve të papërshtatshme, si dhe ofrimin për të përdorur ndikimin e saj brenda administratës në këmbim të pagesës së një fature të madhe të kartës së kreditit. Guilfoyle nuk i ka komentuar drejtpërdrejt raportimet, megjithëse avokati i saj ka deklaruar se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar, ndërsa ambasada amerikane në Athinë ka shprehur në mënyrë të tërthortë mbështetje për të. Pasi e mbrojti Guilfoyle pas raportimit të parë, Rubio ka refuzuar të komentojë publikisht mbi akuzat që po shtohen. Të mërkurën, Rubio deklaroi: “Ambasadorja jonë ka qenë një ambasadore e fortë këtu”. Por, pasi një tjetër raportim u publikua vonë të mërkurën, Rubio, të enjten, përpara se të largohej nga Athina, qortoi gazetarët që e pyetën për pretendimet, duke thënë se nuk e dinte nëse ato ishin të vërteta dhe se nuk do të përgjigjej nëse nuk mund t’i konfirmonte. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news  @voxnews.al

About