@joq: Një skuter elektrik është vjedhur në mes të ditës në zonën e Tajvanit, në qendër të Tiranës, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur merret nga personi që shfaqet në pamje. Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 16:38, kur skuteri ishte i parkuar pranë një kioske në zonën e frekuentuar nga qytetarët. Në pamjet e kamerave shihet një person që kalon disa herë pranë vendit ku ndodhet skuteri, ndërsa vështron ambientin përreth. Pak çaste më vonë, ai afrohet, kap skuterin nga timoni dhe largohet me të. Gjithçka ndodh në mes të ditës, në një zonë ku lëvizin këmbësorë dhe ku, në pamje, nuk mungojnë njerëzit që kalojnë pranë. Pronari i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me shpresën se publikimi i pamjeve do të ndihmojë në identifikimin e personit dhe gjetjen e skuterit të vjedhur. Nëse e njihni personin në video ose keni informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, njoftoni Policinë ose kontaktoni redaksinë e JOQ Albania.
JOQ Albania
Region: AL
Monday 12 October 2026 18:51:30 GMT
Music
Download
Comments
El Toreador :
ca barboni qr . ktyre duhet tja thyesh duar e kembe
2026-10-13 08:54:33
2
North Man :
😳😳😳 Ka vjedhur policia e shtetit 5000 cope e pa asnjë ligj e sfoli askush dhe po kalben grumbull
2026-10-12 19:10:54
21
partizoni :
bejini me targa dhe me siguracjon.
2026-10-12 21:16:43
0
batman🦇 :
sa gjynaf zt3
2026-10-12 23:39:44
9
E|R$$ :
je ne Shqiperi vlla
2026-10-12 21:25:06
0
𝐄𝐍𝐄𝐒𝐈 :
hahahaha @flexi
2026-10-13 15:50:45
0
stily.offc :
Un dje e pash ket mor vlla 😂
2026-10-13 08:13:51
1
pq61 :
nuk shtyet jeta me të vjedhur o njerez.po çohuni per te drejtat tona
2026-10-12 19:39:21
8
ꜱʜɪᴊᴀᴋꜱɪツ :
o vlla mund te jet dhe e vetja
2026-10-13 20:08:51
0
Bosi :
normal se policia ka mendjen te rrah protestuesve
2026-10-12 19:53:47
3
Marketplace Albania :
po normal diten ..se naten e con ne shtepi ai se le aty 🤣🤣🤣🤣
2026-10-13 08:59:50
0
oni 82. :
po ato aty brenda nuk epan tek syt e atyre emori edhe tani çar kërkojn tani iku
2026-10-12 21:44:26
0
🪄⚽️ :
Ta gzoj
2026-10-12 20:09:25
0
leontropojacityleontropojacity :
😂
2026-10-12 23:03:15
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm
homepage.