@kosovacontext: 🇽🇰🇪🇪 Në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, kisha kënaqësinë të takoj përsëri Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna. Me ministrin Tsahkna u takuam për herë të parë në vitin 2024. Bisedat me të janë gjithmonë të hapura e të drejtpërdrejta, po aq sa është e qartë mbështetja e tij për Kosovën. Estonia është një shembull i veçantë se si përvoja historike e një populli mund të shndërrohet në vetëdije për lirinë dhe në aftësi për ta mbrojtur atë. Sot, këtë e dëshmon edhe përmes rolit të saj prijës në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike. Në qendër të bisedës sonë ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës. Mbështetja e Estonisë për Republikën e Kosovës ka qenë dhe mbetet e qartë. E falënderova ministrin Tsahkna për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për vullnetin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona.

kosovacontext
kosovacontext
Open In TikTok:
Region: DE
Tuesday 13 October 2026 13:21:01 GMT
590
25
2
0

Music

Download

Comments

servete.kurti0
Servete Kurti :
❤️❤️❤️
2026-10-13 13:43:58
0
miri43110
Miri :
🙏🙏🙏🇦🇱🇦🇱🇦🇱👑
2026-10-13 13:44:30
0
To see more videos from user @kosovacontext, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About