@shteg.org: 🎓 Studentë të gjakosur, dhunë në protestën para Ministrisë së Arsimit 🎓 Bloodied Students as Violence Erupts at Education Ministry Protest Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit shënuan protestën e studentëve të 13 tetorit në Tiranë. Gjatë ndërhyrjes u përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa pati të lënduar dhe persona të shoqëruar. ⚠️ Çfarë ndodhi? • Protesta nisi kundër kushteve në arsim dhe me thirrje kundër qeverisë. • Situata u përshkallëzua pas hedhjes së gurëve, vezëve dhe kapsollave, si edhe dëmtimit të rrethimit dhe xhamave të Ministrisë së Arsimit. • Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe spraj; sipas Policisë së Shtetit, 23 qytetarë u shoqëruan. • Pamjet treguan protestues të lënduar, ndërsa Policia raportoi gjithashtu gjashtë efektivë të plagosur gjatë përplasjeve. . . . . . . . . . . #ShtegOrg #Shqiperi #Studentet #Proteste #MinistriaEArsimit #Tirane #Policia #GazLotsjelles #Arsim #Aktualitet #LiriaETubimit #BreakingNews #News #Investigim #Gazetari #Albania #StudentProtest #HumanRights #CivilSociety #PublicInterest #Journalism #RuleOfLaw #Democracy #Police #Education #Tirana #Reportazh #Shteg #2026 #Protesta