@tv.prizreni: Çka po ndodh në Tiranë? - Tensione në Tiranë, protesta e studentëve përshkallëzohet në përplasje me policinë Protesta e studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e nisur para Ministrisë së Arsimit, është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa gjatë mbrëmjes protestuesit janë zhvendosur edhe pranë Bashkisë së kryeqytetit. Protestuesit kërkojnë përmirësimin e kushteve në universitete, mbështetje më të madhe financiare për studentët dhe më shumë mundësi punësimi pas diplomimit. Në tubim janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë hedhur sende të forta drejt objektit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Më vonë, një grup protestuesish ka hyrë në hollin e Bashkisë së Tiranës, ku janë raportuar dëmtime të pronës. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, gjatë incidenteve janë lënduar disa persona, përfshirë punonjës policie dhe një gazetar, ndërsa dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia. Protesta, e cila fillimisht kishte në fokus çështjet e arsimit dhe të ardhmen e të rinjve, u përshkallëzua gjatë ditës, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të kryeqytetit.

TV Prizreni
TV Prizreni
Open In TikTok:
Region: XK
Tuesday 13 October 2026 21:18:19 GMT
768
16
0
4

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @tv.prizreni, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About