@zeri_al: Teksa studentët nga disa fakultete në Tiranë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ajë autobot me ujë është vendosur para godinës së Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Po ashtu punonjës të Policisë po mblidhen për t'u vendosur para godinës së kreut të qeverisë Rama. Këtë të mërkurë studentët e Universitetit të Mjekësisë, të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit ku do t'u bashkohen studentëve të tjerë. Më herët një protestë u paralajmërua para MAS rreth orës 14:00.