@joq: Policia ka ndërhyrë ndaj studentëve që po protestojnë në rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë protestës, të rinjtë u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave të vendosur në mes të rrugës. Më pas, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa një i ri është shoqëruar nga policia. Në vendngjarje është aktivizuar edhe autoboti i ujit, i cili ka hedhur ujë në drejtim të turmës me qëllim shpërndarjen e saj.