Entela Begaj 🇦🇱 :
Të nderuar vëllezër dhe motra, qytetarë dhe emigrantë shqiptarë kudo që jeni! Durimi popullor ka arritur kulmin. Ky është një peticion dhe një klithmë për dinjitet, kundër shpopullimit, dhunës shtetërore dhe tjetërsimit të tokave tona trashëgimore!
Peticion nga: Qytetarët dhe Emigrantët Shqiptarë
Subjekti: Ndaloni shtypjen, shpopullimin dhe tjetërsimit e vendit
"Sot jemi mbledhur sepse liria dhe integriteti ynë po cenohen rëndë, ndërsa historia dhe tokat e të parëve po tjetërsohen për interesa korruptive. Po na dëbojnë nga vatrat tona përmes bastisjeve, presionit dhe përndjekjes, duke synuar shpopullimin e plotë të Shqipërisë.
Me gjakun e këtij populli nuk luhet më! Ky është gjaku i prindërve tanë që sakrifikuan një jetë. Ky është gjaku i emigrantëve, që kemi lënë rininë rrugëve të botës, duke punuar me ndershmëri e mund të jashtëzakonshëm. Çdo qindarkë të fituar me gjak e djersë e kemi sjellë këtu, për ta investuar në shtëpitë dhe tokat tona trashëgimore. Nuk mund të bëni më pazar me pasurinë tonë!
Nga ky shesh, ne kërkojmë: ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore, mbrojtjen e pacënueshme të pronës private dhe respektimin e të drejtave tona kushtetuese. Ne nuk tmerrohemi dhe nuk largohemi më. Kjo tokë është jona, e prindërve tanë dhe e fëmijëve tanë. Zëri ynë nuk do të heshtë derisa drejtësia të triumfojë!"
2026-10-15 19:32:13