@joq: Partia Demokratike e Sali Berishës, Partia Mundësia e Agron Shehajt, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt po përpiqen t’i bashkohen protestës së studentëve, në një moment kur mijëra të rinj po ngrenë zërin kundër qeverisë dhe padrejtësive që, sipas tyre, u kanë vrarë shpresën për të ardhmen. Por studentët nuk kanë dalë në rrugë për t’u bërë fasadë e politikanëve dhe as për t’u shërbyer ambicieve të atyre që kërkojnë pushtet. Të rinjtë janë lodhur nga Edi Rama, por janë lodhur edhe nga një klasë politike që kujtohet për ta vetëm kur sheh mundësinë për të përfituar. Gjatë protestës janë raportuar përplasje mes të rinjve dhe përfaqësuesve të këtyre partive, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar përfshirjen e tyre. Mesazhi i studentëve është i qartë: kjo revoltë nuk është pronë e asnjë partie! Berisha, Shehaj, Qorri dhe Lapaj duhet t’u përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: nëse ju dhemb vërtet zemra për rininë, përse nuk hiqni dorë nga mandatet, privilegjet dhe përfitimet politike për ta dëshmuar këtë? Pse nuk i tregoni mbështetjen studentëve me vepra, në vend që të përpiqeni të shfaqeni në një protestë që nuk e keni në dorë? Kur të rinjtë përballen me mungesën e perspektivës, kur kërkojnë llogari dhe dalin në rrugë për të ardhmen e tyre, partitë nuk mund të shfaqen papritur si shpëtimtare. Studentët nuk kanë nevojë për politikanë që u rrinë pranë vetëm për kamerat, për duartrokitjet dhe për kapital politik. Nuk mund të luftosh për rininë me njërën dorë dhe të mbash fort karrigen politike me tjetrën! Edhe Edi Rama të cilit këto parti po i bëjnë fresk, me mekanizmat e tij po i fut duart në këtë protestë. Studentë, mos lejoni që hienat e kësaj klase politike t’jua përvetësojnë revoltën! As Rama, as Berisha, as Shehaj, as Qorri dhe as Lapaj nuk duhet të vendosin në emrin tuaj se ku duhet të shkojë kjo protestë. Ju keni dalë për hallet tuaja, për dinjitetin tuaj dhe për një të ardhme që nuk dëshironi ta kërkoni në emigracion. Mos lejoni që flamujt partiakë të mbulojnë kërkesat tuaja dhe as që zemërimi juaj të kthehet në monedhë për pazaret politike. Kjo protestë është e studentëve, jo e partive! See less

JOQ Albania
JOQ Albania
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 14 October 2026 12:32:20 GMT
17159
285
13
11

Music

Download

Comments

2jonfa
2Jon-at :
sipas teje Rama po udhëheq protestën?!!!!
2026-10-14 12:49:57
12
dilea14.9
Lea :
Shqiptaret jane zgjuar 🇦🇱 ska asnje relike komuniste te vjeter apo te re ti genjej me..
2026-10-14 13:12:39
2
edmond.haxhi
Edmond Haxhi :
Bravooo PD
2026-10-14 16:55:03
0
hekuranedule
Hekurane Dule :
po po
2026-10-14 12:48:10
1
edmond.haxhi
Edmond Haxhi :
✌
2026-10-14 16:55:12
0
kozi2020
Cos :
Koha do ta tregoje. Berisha burg. Arlind qorri me te tjere kane qene me protesten.
2026-10-14 13:43:22
1
linamelina90
linamelina90 :
Këta janë që po shkatrojnë Shqipërinë me në krye Sali kriminelin
2026-10-14 13:34:59
0
maltroshishoshanitropoja
maltroshi shoshani tropoja :
te gjth ktu e kan vendin
2026-10-14 13:54:52
0
florjangeraldmartini
Florjan Martini :
kush do që të jetë mbrapa kësaj proteste ben për të mirën e Shqipërisë se Rama ka ndenjur boll ne atë karrige apo mos doni ju ndonjë tjetër lepirse tjetër partisë socialiste Rama duhet të largohet përpara se te prishet vendi
2026-10-14 13:44:49
0
albanshehu16
bani :
kjo ështe postim i lëpiresave te Ramoviçit qe po u vjen fundi .
2026-10-14 15:16:23
0
broski.r2
broski.r2 :
Un mendoj se kta te rinjt duhet te dalin ne gar derisa te dalin te tjer me te mir dhe kta duhet te zen mend ta din shum mir qe kur te ulen ne ate karrike te dridhen nga populli ti permbushin kushtet ose te fluturojn vet
2026-10-14 13:23:40
0
helios315
@ :
Mos u bej merak se jua fik Rama kete proteste , si gjithmon!
2026-10-14 12:57:43
0
song.writer.1
song.writer.1 :
Po jo mor po mas krijoni perçarje me kto artikuj@JOQ Albania
2026-10-14 14:48:03
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About